200 motoristë italianë me Vespa ‘pushtojnë’ Gjirokastrën/ VIDEO+FOTO

Në Gjirokastër sot ka zbarkuar flota e motoçiklistëve italianë të pasionuar pas prodhimeve të Vespa-s, i cili njihet si mjeti më i preferuar motorik i italianëve.

Kanë qenë afro 200 motoçiklistë të ardhur nga rajone të ndryshme të Italisë të cilët kanë zgjedhur ditën e sotme të ndërmarrin turin e tyre motoristik, në kalldrëmet e qytetit të gurtë.

Ceremonia e mbërritjes së tyre nga Italia, është organizuar në sheshin “Çerciz Topulli” ku i ka pritur kryetarja e bashkisë Zamira Rami nën shoqërinë e konsullit të Nderit të Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi. Për kryetaren e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, vizita e sotme e motoçiklistëve italianë, është në kuadrin e sezonit turistik që ka çelur Gjirokastra dy javë më parë ndërkohë që zonja Rami ka falenderuar konsullin e nderit në Gjirokastër Teodor Bilushi, për aktivitetin e sotëm i cili hap dyert për ardhjen e të tjerëve turistëve italianë në kryeqendrën e jugut.

Më lejoni në radhë të parë të falënderoj Konsullin e Nderit të Gjirokastrës të Italisë dhe sigurisht gjithë grupin e të apasionuarëve pas Vespës dhe të reflektojmë edhe njëherë të gjithë së bashku që kur jemi me një mendim të mirë dhe kur dëshirojmë të gjithë të promovojmë Gjirokastrën, duhet ët mos hezitojmë dhe të ecim përpara.

Sigurisht Gjirokastra zyrtarisht është bërë një destinacion shumë i fuqishëm turistik, jo vetëm për italianët por anembanë në gjithë botën.

Zamira Rami, kryetare e bashkisë Gjirokastër

Më pas, të 200 motociklistët përgjatë 120 minutave të qëndrimit në qytet, kanë ndërmarrë turin e tyre në destinacione brenda vijës së verdhë të pjesës historike të qytetit. Sa në kështjellën e qytetit, sa në banesën e ish diktatorit Enver Hoxha në lagjen Palorto, duke i prekur të gjitha vendet me frekuencë të lartë vizitueshmërie.

Ora 17:54
FOTO/200 motorist me Vespa “Pushtojnë” Gjirokatrën
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

    Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren