200 shërbime në një zyrë, Harito
i përuron me Elvis Rroshin

TIRANE-Qytetarët e Kavajës tanimë do të mund të marrin mbi 200 shërbime publike nga 5 institucione vendore dhe lokale në qendrën e parë të shërbimeve publike me një ndalesë në vend, të menaxhuar nga Agjencia e Shërbimeve Publike ADISA.

Në këtë qendër janë vendosur sportelet e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjendjes Civile, Sigurimeve Shoqërore, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, (qe pas proceseve gjyqesore i eshte rikthyer funksionit si kryebashkiak),  drejtuesit e institucioneve që ofrojnë shërbimet e tyre në këtë qendër dhe partnerët strategjikë të reformës për shërbimet publike, Banka Botërore, PNUD dhe Qeveria Italiane, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të zhvilluar sot paradite.

“Është hera e parë në Shqipëri që hapim këtë model institucioni. Ne duam t’i japim qytetarit shërbimin e munguar. Duam t’i kursejmë kohë dhe energji, duke i ofruar shërbime të shpejta. Reforma e Shërbimeve Publike është duke ndryshuar mënyrën se si administrata publike ju shërben qytetarëve dhe biznesit, duke qenë tërësisht në funksion të tyre. Qytetari ashtu si klienti në sektorin privat, tani e tutje është mbret. Qytetari ka të drejtë, ne kemi detyrën ti shërbejmë me standarte”, ka thënë ministrja Harito në fjalën e saj.

Për ministren reforma është tejet e rëndësishme sepse lufton dhe korrupsionin. “Të gjithë e dinë që një nga mënyrat bazë për t’i detyruar qytetarët të shkojnë t’i kërkojnë shtigjet e korrupsionit është të mos jepet përgjigje. ADISA është garanti që çdo qytetar i cili ka kërkuar të marrë një shërbim do marrë përgjigje, pavarësisht nëse ajo është pozitive apo negative, por do të marrë përgjigje dhe do t’a marrë atë përgjigje në kohë”.

Qendra e parë me një ndalesë në qytetin e Kavajës është pjesë e një projekti inovativ që synon ti japë zgjidhje një problematike të hershme dhe të vazhdueshme të shërbimit të administratës shtetërore ndaj qytetarëve. Ky model i ri shërbimesh synon t’u kursejë qytetarëve kohë dhe energji, si dhe tu sigurojë atyre cilësinë e duhur të shërbimit, duke mbyllur shtigjet për korrupsion.

Ky standard është arritur nëpërmjet thjeshtimit dhe standardizimit të procedurave administrative, dixhitalizimit të shërbimeve dhe ngritjes së sistemeve të teknologjisë së informacionit, zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët.

Vetëm në dy javët e para të hapjes së Qendrës së shërbimeve publike të integruara në Kavajë, ka pasur një fluks të madh të konsiderueshëm aplikimesh me mbi 150 aplikime në ditë.
Modeli i qendrave me një ndalesë të shërbimeve publike do të shtrihet brenda 6 muajve të parë të vitit 2017 edhe në tre qytete të tjera: Krujë, Fier dhe Gjirokastër.

harito rroshi

harito rroshi

harito
(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh