Report Tv mëson detaje te reja nga operacioni që prangosi 39 persona nga 51 për trafik emigrantesh nga Shqiperia ne SHBA. Personat e arrestuar bënin falsifikimin e dokumenteve për emigrantët e paligjshëm që kanë dërguar në Britani, SHBA dhe Kanada, sikur këta të fundit ishin shtetas europian, bullgar apo të tjerë. Rreth 200 persona janë dërguar drejt Britanisë ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada.

Këto 7 grupe kriminale kanë përfituar rreth 25 milionë dollarë nga trafikimi i emigrantëve. Kjo për faktin se rreth 200 shqiptare janë dërguar në Britani, ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada.

Burime policore thanë se një pjesë e dokumenteve falsifikoheshin në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër jashtë vendit tonë. Mes personave të arrestuar janë edhe 3 femra si dhe një shqiptarë në Irlandë.

Per operacionin punuan edhe 2 agjentë speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

d.b/shqiptarja.com