2012, Shqipëria feston
ndërrimin e viteve
Darka tradicionale e shqiptarëve
Portofolë me lekë, mos harroni puthjet
Historia e festimit të Vitit të Ri
Festime në Kosovë për festën

2012, Shqipëria feston
ndërrimin e viteve
Darka tradicionale e shqiptarëve
Portofolë me lekë, mos harroni puthjet
Historia e festimit të Vitit të Ri
Festime në Kosovë për festën
TIRANË – Vitet kalojnë, por shqiptarët mbeten tradicionalë në festën e ndërrimit të viteve. Edhe pse dita e fundit dhjetëra njerëz janë dyndur për te plotësuar blerjet për tryezën e fundvitit. Sa për gatimet ato mbeten tradicionalet, e rëndësishme për ta është qe darkës te mos i mungoje asgjë. Dita e fundviti i ka gjetur qytetaret duke u dyndur tregjeve te frutave primeve, për te zgjedhur mes cilësisë se mallit dhe çmimit te tyre. Tregu i shumicës i hapur nga Bashkia pak dite më parë, ne qendër te qytetit, po konkurron tregjet e tjera. Por, në tregun qendror, në atë te pazarit te ri, çmimet e mallrave janë 20 deri në 40 leke më shtrenjte, për sa i përket frutave dhe perimeve. Një fenomen ky i denoncuar ditë më parë edhe nga Shqiptarja.com.
Gjithësesi, shqiptarët mbyllin një vit të vështirë për shumicën prej tyre, sikundër edhe për emigrantët që prej vitesh jetojnë në Greqi, Itali e gjetkë. Për këta të fundit, kriza ekonomike i ka tkurrur disi xhepat, por shumë prej tyre nuk kanë munguar në tryezat tradicionale në atdheun e tyre, çka ka bërë që në pikat kufitare me vendet fqinje të vërehet fluksi i zakonshëm për çdo fund viti.
Pas lodhjes së ditëve mes pastrimit të shtëpive dhe gatimit të darkës amvisat shqiptare do të shtrojnë pak pas orësa 20.00 darkën tradicinale, ku nuk mungon thuajse asgjë. Shumë prej familjeve zgjodhën edhe këtë vit restorantet, ata më besnikët trokasin gotat pranë vatrës familjare të këtij funddhjetori.

TIRANA, KRYEQENDRA E FESTËS
Edhe Tirana si të gjithë kryeqytetet e botës pret ndërrimin e viteve e veshur nga dekori festiv. Edhe pse dita e fundit dhjetëra njerëz janë dyndur për te plotësuar blerjet për tryezën e fundvitit. Sa për gatimet ato mbeten tradicionalet, e rëndësishme për ta është qe darkës te mos i mungoje asgjë E pas orës 24.00 festa vazhdon të lokalet e natës, të cilat këtë mbrëmje kanë një frekuentim të madh, e ku nuk mungojnë edhe çmimet më të larta se në ditët e zakonshme.

FESTIMET NË DISA QYTETE
Ndërrimi i viteve do të pritet me fishekzjarre, që tashmë janë bërë traditë për tu hedhur nga cdo familje, pavarësisht rrezikut që mund të kenë. Në Durrës Viti i Ri do të pritet me sirenat e anijeve dhe trageteve që ndodhen në portin detar.
Në Shkodër mbrëmë u dha koncerti tradicional i fundvitit "Ndërmendje". Në skenën e teatrit "Migjeni" u ngjitën artistët më të mirë shkodranë dhe të ftuar nga kryeqyteti.Bashkia e Shkodrës tashmë e ka kthyer në traditë këtë koncert përmbyllës të vitit. Nën interpretimin e Orkestrës Frymore, asaj Simfonike dhe Kuintetit të Harqeve, të dirigjuar nga maestro Kujtim Alia, në skenë janë ngjitur këngëtarët Klodiana Brahimi, Luis Ejlli, Mimoza Rakaj, Blerta Sina, Ingrid Havalja, etj, të cilët morën duatrokitje të shumta nga publiku.
(aq/shqiptarja.com)

• Sondazhi i ditës:

Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza