2014-2015/Subvencionet në bujqësi; Deri tani janë financuar 16.150 fermerë
AZHBR, implementon me sukses skemat e mbështetjes në bujqësi TIRANE, 21 Tetor /ATSH-E.Xhajanka/- Fermerët dhe agropërpunuesit në të gjithe vendin, po përfitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje nga fondet e qeverisë, përmes programit të subvencionimit në fushën e bujqësisë, që po zbaton tashme prej dy vitesh me sukses, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural […]
/ATSH-E.Xhajanka/- Fermerët dhe agropërpunuesit në të gjithe vendin, po përfitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje nga fondet e qeverisë, përmes programit të subvencionimit në fushën e bujqësisë, që po zbaton tashme prej dy vitesh me sukses, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Gjatë periudhës 2014-2015 AZHBR ka financuar gjithsej 16,150 fermerë dhe agropërpunues. Ku vetëm për vitin 2014, skema mbështetëse e realizuar në masën 100%, disbursoi fondin prej 1,146 miliardë lekë, duke bërë përfitues 8770 persona. Ndërsa për vitin 2015, fondi në dispozicion të zhvillimit rural është planifikuar disa herë më i lartë se një vit më parë, në vlerën e 1, 766 miliardë lekë, ku dhe perfituesit deri në fund të vitit do të jenë më shumë se në vitin 2014.
AZHBR, bën të ditur se, implementimi i skemave të mbështetjes në bujqësi është orientuar drejt formalizimit, automatizimit, rajonizimit dhe profilizimit të bujqësisë duke siguruar: Automatizim të proçesit aplikim, rajonizim të skemave mbështetëse dhe rritje të gamës së investimeve duke përfshirë mbështetje të agrobizneseve për investime në bujqësi dhe blektori me synim përmirësimin e furnizimit të tregut të brendshëm dhe shtimi të eksportit.
Sipas AZHBR-së, përfitues të këtyre skemave mbështetëse janë fermerë, shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, biznese ekzistuese dhe të sapokrijuara, duke i dhënë përparësi aplikanteve femra dhe atyre me moshë nën 40 vjet.
Angazhimit të qeverisë për të nxitur zhvillimin e bujqësisë shqiptare dhe modernizimin e saj përmes mbështetjes së drejtëpërdrejtë që i adresohet fermerëve nga programi i grandeve, me synim ngritjen në një stad të ri zhvillimi të këtij sektori, pritet t'i bashkohet edhe fondi i garancisë akosrduar nga BERZH në vlerën e 100 milionë euro.
Prioritet i qeverise dhe dikasterit te bujqesisë janë përpjekjet për të rritur masën e financimit në përputhje me kërkesat e fermereve gjithnjë në rritje, krahasuar kjo edhe me trendin e vendeve të rajonit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44