2016, mbi 37 mijë udhëtarë kanë përdorur portin e Durrësit

Në ditët e para të vitit 2016, më shumë se 37.400 udhëtarë me rreth 7.873 autovetura kanë shfrytëzuar tragetet nga Durrësi drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas. Sipas të dhënave operative të Autoritetit Portual të Durrësit, mbi 80% e udhëtarëve, kryesisht shtetas shqiptarë, nga Kosova dhe Maqedonia, janë rikthyer nga Durrësi me tragete drejt vendeve të Evropës perëndimore ku jetojnë dhe punojnë. Nga 1-11 janar të këtij viti, 30.098 udhëtarë vendas dhe të huaj me 6.433 autovetura janë nisur drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Brindizit. Ndërsa në Durrës, kanë mbërritur 1112 automjete dhe 7.317 udhëtarë

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0