2016 një vit për t'u harruar në
Turqi, sulmet që goditën vendin 

2016 një vit për t'u harruar në<br />Turqi, sulmet që goditën vendin 
TURQI-Turqia gjatë vitit që lamë pas nuk ka gjetur paqe nga sulmet terroriste. Edhe viti 2017 është përgjakur që në orët e para të mbërritjes së tij.

39 persona janë vrarë në një disko në Reina në Stamboll mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Por cilat ishin sulmet që tronditën Turqinë gjatë vitit 2016? Ne kemi rënditur sot disa prej masakrave më të tmerrshme që populli turk ka pësuar gjatë vitit 2016.
 
17 shkurt 2016- Një sulm me bombë ndaj një autokolone ushtarake në qendër të Ankarasë ju mori jetën 28 personave dhe la të plagosur 60 të tjerë.
 
13 mars 2016- Një bombë në qendër të Ankarasë pranë një autobusi ju mori jetën 38 personave.
 
28 qershor 2016- Sulm me bombë në aeroportin Ataturk të Stambollit, 42 të vdekur.
 
15 Korrik 2016- Tentativa e dështuar e grushtit të shtetit, ku mbetën të vdekur 265 persona.
 
20 gusht- Një sulm me bombë në një dasmë në Gaziantep, vrau 51 persona.
 
9 tetor-Militantët kurdë sulmuan bazën e ushtrisë turke në krahinën juglindore të Hakarit pranë kufirit me Irakun, nga ku mbetën të vrarë 18 ushtarë .
 
10 dhjetor- Sulmi I dyfishtë me bombë jashtë ''Bekistas'' stadiumit të futbollit, ku mbetën viktima 44 persona.
 
19 dhjetor- Vrasja e ambasadorit rus Andrei Karlov i cili u qëllua për vdjekje me armë zjarri gjatë një galerie arti në Ankara.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf