2016/ Vit zgjedhor për LSI, Rama:
Rivlerësim i anëtarësisë së partisë

2016/ Vit zgjedhor për LSI, Rama:<br />Rivlerësim i anëtarësisë së partisë
Viti 2016 është vit zgjedhor për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Detajet e procesit zgjedhor për riorganizimin e strukturave të partisë u dhanë nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama gjatë një konference për shtyp.
 
Sipas tij, kjo fushatë e cila do të nis që nga muaji mars e deri në fund të vitit, është konceptuar edhe si një fushatë mendimi e alternativash drejt Konventës Zgjedhore dhe garës për të zgjedhur kryetarin e ri.
 
Po ashtu sekretari i LSI-së tha se në fokus të fushatës zgjedhore do të jetë edhe rivlerësimi i anëtarësisë së partisë.
 
“Ne aktualisht sot kemi një efektiv partie në kufijtë e mbi 40 mijë anëtarëve të LSI-së, por për t’ju përgjigjur interesit dhe dëshirës së madhe të të rinjve për t’u anëtarësuar, dhe që ky proces të jetë i natyrshëm, e gjithë kjo fazë do të shoqërohet edhe me aplikimin për të marrë kartën e re të anëtarësisë,” u shpreh Rama.
 
Procedura për aplikimin e kartave të reja, tha Rama është e  publikuar në faqen online të LSI-së.
 
“Ne e kemi aktualisht në faqen online të LSI-së edhe procedurën, edhe udhëzimet se si do të aplikohet për ta marrë kartën e re të anëtarësisë, e të cilën ka edhe disa elementë aksesi në komunikimin në rrjetet sociale që e bën jo vetëm një dokument formal, por edhe një dokument real të kontaktit dhe të ndërveprimit midis vetë anëtarëve, midis strukturave të partisë. Çfarë presupozon që kartat që kanë deri tani janë të pavlefshme sepse mbi bazën e kartave të reja ne do të komunikojmë pastaj në Konventën zgjedhore të LSI-së, edhe numrin real të të rinjve, pra numrin e ri të anëtarësisë të partisë, dhe mbi këtë bazë do të organizohet edhe i gjithë procesi i zgjedhjeve,” sqaroi Luan Rama.
 
Një tjetër objektiv i LSI-së gjatë zgjedhjeve është edhe harmonizimi më i mirë i strukturave të partisë me ndarjen e re territoriale dhe administrative.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike