2017, pritshmëritë e deputetëve për
vitin zgjedhor: Boll konfliktualitetit

2017, pritshmëritë e deputetëve për<br />vitin zgjedhor: Boll konfliktualitetit
Viti 2017 është vit zgjedhjesh. Për këtë politikanët janë të vetëdijshëm, ashtu siç janë të vetëdijshëm që performanca e tyre në Parlament i ka lodhur shumë votuesit.

Ndaj për 2017-n në mikrofonin e Report Tv, premtojnë të sillen më mirë, të zbatojnë reformën në drejtësi dhe madje të pastrojnë dhe parlamentin nga të inkriminuarit për të cilët kanë akuzuar aq shumë njëri- tjetrin vitin e shkuar.

Për 2017-ën, politikanët shqiptarë premtojnë të sillen më mirë, të pastrojnë parlamentin nga të inkriminuarit dhe të zbatojnë reformën në drejtësi.

Taulant Balla:Është e sigurtë që do të kemi një parlament më të pastër vitin 2017. Reforma në drejtësi i jep nëj vlerë të shtuar forcës së ligjit. Garanton që qoftë të zgjedhurit, qoftë të emëruarit në administratë publike të jenë persona që nuk kanë lidhje me krimin e organizuar. Pastërtia e figurës garanton pastërtinë e vendimmarrjes”.

Dashamir Shehi: “Si politikë do të thoja që është një vit i rëndësishëm. Është viti i zgjedhjeve. Uroj që të jenë zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme dhe që njerëzit të shkojnë e të bëjnë zgjedhjen e vet. Të na japin këtë vit dhe atë copë letër që edhe do të fillojmë të negociojmë për punët e Europës”.

Dashamir Peza:Sherri politik duhet reduktuar. Do uroja që vendin e tij ta zërë dialogu politik, përballja politike me argumenta dhe me kundërargumentat e veta. 2017 duhe të jetë viti implementimit të reformës në drejtësi. Kjo reformës ëshët rruga që zgjidh dhe cështjet e dekriminalizimit”.

Petrit Vasili: "Nuk besoj se ka më vend për të paguar fatura për konfliktualitet. T’i lemë çështjet t’i zgjidhin zgjedhësit kur vjen puna për zgjedhjet dhe t’i bindemi opinionit publik për ato gjera që ai imponon e kërkon. Këtë e zgjidh vetëm pozitiviteti dhe konstruktiviteti. Kësaj duhet t’i bindemi dhe të gjithë do të jemi më mirë”.

Flamur Noka:Të shpëtojmë nga ky ters e ta lëmë mbrapa tersin që kemi. Dhe që të shpëtojmë nga ky tersllëk, duhet të heqim tersin në qeveri”.

Ne 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deri atëherë, krahas ligjeve të rëndësishme të drejtësisë, parlamenti duhet të zgjedhë brenda kësaj date dhe Presidentin e ri të Republikës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik