"2017", Rama: PS-LSI në partneritet
strategjik, domosdoshmëri për vendin

strategjik, domosdoshmëri për vendin">
Kryeministri Edi Rama e cilësoi domsdoshmëri për Shqipërinë koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
 
Gjatë konferencës së fundit me gazetarët për këtë vit, Rama tha se PS dhe LSI janë në një partneritet strategjik për të çuar përpara progresin e vendit.
 
"Partneriteti strategjik me Ilir Metën është domosdoshmëri për vendin. Dallimet, problemet, defektet, janë të gjitha gjërat që janë të rëndësishme, por nuk janë arsye për të vënë në diskutim partneritetin strategjik. Aspektet taktike janë të mirëkuptueshme", u shpreh Rama.
 
Kryeministri komentoi edhe koalicionin PD-LSI (2009-2013) i cili sipas tij i solli vuajtje Shqipërisë.
 
"Unë mendoj se ai mandat ka qenë një mandat vuajtje për Shqipërinë. Jo për shkak të LSI-së, e kundërta e asaj që thotë PD, se po të mos kishin LSI-në, do kishin bërë çudira, asnjë çudi s'do bënin ata sepse ata s'dinë të bëjnë shtet. I vetmi institucion në PD është Sali Berisha, çdo gjë tjetër është relative. Kjo është e vërteta. Më thoni një reformë reale që ka bërë PD në funksion të shtetit. Më thoni një sektor ku ne nuk gjetëm gërmadhat e mosreformimit, pa hyrë në të tjera. Nuk po hyn te korrupsion apo pakorrupsion, korrupsion në Shqipëri ka sot, por korrupsioni nuk është çështje individësh, por çështje sistemesh. Por, që korrupsioni të tkurret në mënyrë të paqëndrueshme, duhet që institucionet të mos e lejojnë", tha më tej Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!