207 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

207 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

TIRANË- 207 raste të reja dhe 5 humbje jete! Është ky bilanci i COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ku shihet një kurbë konstante që vijon prej disa ditësh. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 2698 testimeve, ku Tirana vijon të mbajë vendin e parë për numrin më të lartë të infektimeve të ndjekura nga Shkodra, Gjirokastra, Fieri e Vlora. Ndërkohë, sa i përket qytetarëve të cilët kanë humbur këtë betejë, Shkodra ka regjistruar ditën e sotme numrin më të lartë të viktimave.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 - 87 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Situata paraqitet e stabël edhe në spitalet COVID, ndërsa për të disatën ditë radhazi, numri i të shëruarve ia kalon të prekurve.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë”, përfundon njoftimi.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Statistika (14 Prill 2021)
Raste të reja ditore        207
Të shëruar në 24 orë     538
Të shtruar në spitale      194
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                2698
Testime totale            597,150
Raste pozitive             128,959
Raste të shëruara        99,441
Raste Aktive                 27,187
Humbje jete                  2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë   19514
Fier      2295
Durrës  1160
Gjirokastër  1114
Shkodër  931
Korçë   718
Vlorë     533
Dibër    340
Kukës    294
Elbasan  204
Lezhë     44
Berat    40 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?