20-vjeçari humbi jetën duke punuar në portin e Durrësit, e ëma kërkon drejtësi: Të më tregojnë çfarë i ndodhi djalit tim! Kompania ku pononte po tenton ta manipulojë ngjarjen

Etleva dhe Rushit Belishaku kanë humbur djalin e madh, Rufanin 20-vjeç,  i cili u aksidentua duke punuar në portin e Durrësit mesditën e 15 Prillit.  

Mes lotësh nëna kërkon drejtësi!

" Unë kërkoj orën e saktë vendin e ngjarjes, kamerat e sigurisë! Dua të di çfarë i ndodhi djalit tim përse nuk më erdhi askush nga kompania ku djali punonte të më njoftonte përse u tregua neglizhencë dhe nuk më erdhi njeri të më takonte. E dua të zbardhur me detaje si ndodhi aksidenti i djalit tim?! S'di ku u vra, si u vra a ka vendngjarje?! Kërkoj zbardhjen e ngjarjes kam të drejtën si nën të di të vërtetën". 

Etleva Belishaku tregon se ka mësuar për humbjen e të birit 5 orë pas aksidentit.

"U nisa direkt në Durrës asnjë person nuk na priti nuk shoqëroi askush! Jashtë në oborr kam parë uniformën e punës së djalit si nuk erdhi njeri të më thoshte kjo është neglizhence! Kam shpartalluar derën e spitalit, kam parë djalin në morg thashë o zot më çorientoj ishte i fashuar i ngjitur më ngjan se ishte dëmtuar në kokë me allçi. Rashë dhe nuk mbaj mend asgjë.

I afërmi i 20-vjeçarit, Endrit Hazizi shprehet se po tentohet të fshihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë një javë pas funeralit nuk u janë kthyer sendet personale.

" Kjo është tentativë për të fsheh të vertetën! As sendet personale, portofolin, telefonin nuk na i kanë sjellë, i kemi kërkuar në polici dhe nuk na i dhanë".

Rufan Belishaku nga fshati Hinkë i Bashkisë Dimal kishte mbaruar arsimin e mesëm për elektricist dhe prej 5 muajsh punonte me siguracione dhe kontratë pune pranë " Neo projekt". Firme kjo e pajtuar për riparimin e vinçave të kompanisë koncesionare "Mariner Adriatic" në Portin e Durrësit. Policia ka deklaruar se Belishaku është përplasur nga vinçi ndërsa janë arrestuar tre persona për shkelje të rregullave në punë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar