Megjithatë deri tani në asnjë vend të botës nuk janë dukur shenja të fundit të botës siç ishte parashikuar nga fisi Maya.
As në Australi dhe Zelandën e Re ku dita lind më parë, pra 21 dhjetori, nuk ka ndodhur asgjë por as në shtete të tjera. Nëpërmjet fotos të postuar dje pasdite në Reddit persona të cilët jetonin në Australi dhe Zelandën e Re ishin të parët që dëshmuan se bota nuk përfundon në 21 dhjetor.
Në rrjetet sociale njerëzit filluan të komentonin ngjarjen shpesh me satirë dhe me humor.
“Me duket se bota ia hodhi, në Zelanden e re lindi dielli....”- shkruan Jakin Marena në profilin e tij në facebook
Greqi “Këtej erdhi e premtja, 21 dhjetor 2012. Jeta vazhdon...! :)”- komenton Anila Jole e cila jeton në Selanik, ku akrepat e orës janë 60 minuta para.
“Ne Australi, tani ka ardhur 'fundi i botes', por nuk e ka pare njeri!”- shkruan Lutfi Dervishi.
Tokio - Japoni në orën 10:00 a.m “PO njerëzit po luajnë ping- pong” thotë një burr i cili identifikohet si Hiyashi.
Francë ora 6:00 p.m: Nuk po ndodh apokalips"
DYNDET FSHATI SHIRINXHE, I VETMI QE I SHPETON APOKALIPSIT
Fshati Shirinxhe', në Turqinë Perëndimore, për të cilin pohohet se do të kursehet nga apokalipsi, është pushtuar nga gazetarë dhe fotoreporterët, shkruan gazeta turke "Hyrriet". ''Në çdo cep të fshatit ka gazetarë të mediave lokale dhe të huaja'', thotë gazeta.
"Erdhi dita e pritur. Në 24 orët e kaluara Shirinxhe' po përjeton moment historik. Fshati gjatë orëve të kaluara u shndërrua në set të vërtetë filmik. Deri në këtë moment në Shirinxhe' kanë arritur rreth 250 gazetarë, ndërsa pritet numri i tyre të arrijë 400", shkruan "Hyrriet".
Sipas njërës prej legjendave të malit Maden, i cili ndodhet saktë përballë fshatit, do të ulet një anije e madhe kozmike dhe prej saj do të shfaqet Jezu Krishti, ndërsa njerëzit në Shirinxhe' do të shpëtojnë.
Në fshat u rrit edhe numri i turistëve dhe të gjitha hotelet dhe objektet e tjera hotelierike janë të mbushura.
Në fshat janë dërguar 150 policë, ndërsa në oborrin e shkollës ndodhen disa automjete të ndihmës së shpejtë. Për fshatin Shirinxhe, i cili ndodhet në qarkun e Izmirit pohohet se do të kursehet nga apokalipsi, pasi që atje Shën Mëria ''u ngjit'' në parajsë.
BERISHA QETËSON FANSAT
Edhe kryeministri Berisha ka dashur të qetësojë ndjekësit e tij në facebook duke thënë se 21 dhjetori vjen si çdo ditë tjetër. Madje ai e quajti të pandershme dhe që synon vetëm treg jehonën që media i bëri profecisë Maya
“Të dashur miq, presim datën 21 si cdo dite tjetër. Jehona mediatike e të ashtuquajturës profeci e Maya-ve është e pandershme dhe synon thjesht treg mediatik me "scoope". Ju pershendes – sb”- shkruan kryeministri në profilin e tij në facebook.
*Foto e postuar në Reddit nga Australia
Mijëra telefonata dhe e-maile kanë mbërritur në Agjencinë amerikane të hapësirës, NASA ku kërkojnë përgjigje për “fundin e botës”, i parashikuar sipas Majave më 21 dhjetor të 2012. Dhe përgjigjja në faqen zyrtare të NASA është “ Jo, Bota nuk do të përmbyset në 2012. Planeti yne ekziston prej më shumë se 4 miliardë vjetësh dhe shkencëtarë të besuar nuk njohin asnjë kërcënim që lidhet me vitin 2012”. Megjithatë NASA i duhet të presë mbërritjen e 22 dhjetorit.
Fisi Maya e matnin kohën me cikle të quajtur Baktun, cdo cikël përbëhet nga 394 vite dhe 21 dhjetori që përkon me solsticin dimëror shënon fundin e ciklit të 13-it.
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)