Katër muaj më vonë protestave të 21 janarit, në 17 maj 2011, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit do të bënte një raport të detajuar, për të konkluduar se Policia e Shtetit ka qenë e papërgatitur për të menaxhuar një tubim të zakonshëm proteste, për të neutralizuar disa keqbërës që gjuanin me gurë dhe shkopinj.

Sipas raportit policia ka ditur gjithçka dhe nuk mori masat. Edhe pse ishte paralajmëruar se kryeministria do të goditej me mjete të forta.

Në raport gjenden edhe fotot e bëra nga vetë policia gjatë gjithë protestës. Fotot paraqesin zhvillimin e protestës hap pas hapi, që nga grumbullimi i protestuesve dhe deri në shpërndarjen e protestueve. Fotot dëshmojnë qartë organizimin e keq të policisë, të cilët nuk kishin as pajiset minimale për të përballur protestat, si maska kundragas etj. ah/shqiptarja.com/