21 janari,1 vit nga demonstrata
priten 4 arrestime për vrasjet

21 janari,1 vit nga demonstrata<br />priten 4 arrestime për vrasjet
TIRANE- Pas kqyrjes së përfundimeve të ekspertizë së FBI, janë bërë gati katër fletë arresti që priten të çohen në Gjykatë dhe më pas të ekzekutohen, shkruan sot gazeta "shqiptarja.com", duke iu referuar burimeve nga prokuroria. Bëhet fjalë për tre pjesëtarë të Gardës së Republikës, dhe një pjesëtar të administratës së Kryeministrisë.

Deri sot në mëngjes pritet të ketë përfunduar përkthimi dhe krahasimi i ekspertizës së FBI, me atë shqiptare, të kryer më parë nga Policia e Shtetit.

Pritet edhe arrestimi i një punonjësi të Kryeministrisë, i cili ka ndërhyrë në server,ka klonuar fillimisht pamjet dhe më pas ka fshirë të gjitha filmimet e ngjarjes, natën e 21 Janarit 2011.

Opozita do të zhvillojë sot një ceremoni homazh për nder të Ziver Veizi, Aleksa Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda, të cilët u vranë para godinës së kryeministrisë. Ndërsa policia ka ndërmarrë një plan masash lidhur me homazhet që do të kryen ditën e sotme përpara kryeministrisë.

(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës