21 janari, 3 të akuzuarit
zyrtarisht në arrest shtëpie

21 janari, 3 të akuzuarit<br />zyrtarisht në arrest shtëpie
TIRANË – Gjykata e Tiranës i komunikoi sot masën e sigurisë 3 personave të cilët akuzohen nga Prokuroria për 4 vrasjet e 21 janarit 2011.
Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe përgjegjësi i IT në kryeministri Armando Kasaj dolën para trupit gjykues të kryesuar nga Shkëlqim Mustafa.
Sipas akuzes, Ndrea Prendi ka konsumuar veprën penale të vrasjes, pasi nga arma e tij është vrarë demonstruesi Faik Myrtaj. Atij iu komunikua masa e arrestit shtëpiak.
Në lidhje me regjistrimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, Prokuroria thekson se rezultojnë se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011. Ai akuzohet për fshehje provash dhe gjithashtu është dënuar me arrest shtëpie.
Sa i takon shoferit të komandantit të gardës, Margarit Kume, prokuroria thekson se ai ka ndihmuar komandantim Ndrea Prendin dhe ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit. Edhe për Kumen është vendosur arrest – shtëpie.
Komunikimi i masës së sigurisë erdhi dy ditë pasi Gjykata vendosi këtë masë, ndërkohë që prokuroria për të 3 personat kishte kërkuar arrest me burg.

Të hënën prokurorja e përgjithshme pohoi se 3 vendimet e Gjykatës së Tiranës do të apelohen.

(Në foto: banesa e Ndrea Prendit ku ish-komandanti i gardes mbahet ne arrest shtepie)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ