21 janari, akuza: Pesë gardistët
po hetohen për fshirje

21 janari, akuza: Pesë gardistët<br />po hetohen për fshirje
TIRANË - Pesë punonjësit e Gardës së Republikës, që në 21 janar kanë pasur si detyrë të ruajnë dhe administrojnë serverin që rregjistronte pamjet filmike të kamareva të kryeministrisë mësohet se janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës. Ervina Osmani, Bledar Lika, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj si dhe drejtori Arben Shkoza, dyshohen se kanë mare pjesë në fshirjen e pamjevefilmike të datës 21 janar 2011, ditë kjo kur ndodhi dhe demostrata e dhunshme. Dyshimet se për veç Armando Kasa, në formatimin dhe fshirjen e pamjeve filmikekanë marë pjesë dhe persona të tjerë, kanë rënë direkt mbi personat e sipërcituar të cilët në orët e vona të 21 janarit si dhe në orët e mesnatës së 22 janarit kanë qëndruar në kryeministri, pikërisht në zyrën ku ndodhej serveri. Sipas burime pranë njësisë hetimore Task-Forcë nëprokurorinë e Tiranës, praninë e tyrë në zyrën ku ndodhet serveri e ka dëshmuar dhei arrestuari Armando Kasa, I cili në dëshminë e tij tregon se personat e përmendur kanë marë në ruajtje dhe administrim serverin. Nisur nga kjo, thanë burimet të krijohen dyshime të arsyeshme se pesë gardistët janë të imlikuar në fshirjen e pamjeve filmike, të cilat sot e kësaj dite ende nuk i janë dorëzuar organit të prokurorisë së Tiranës.

DËSHMIA E KASA
Në deklarimet e tij dhënëpara hetuesve të prokurorisë Tiranë, i dyshuari kryesor Kasa, s'ka pranuar të ketë fshirë asnjë pamje filmike nga serveri i kryeministrisë. Kasa, ka pohuar se serveri atë ditë ka qënë në ruajtje nga Garda e Republikës, dhe se në mbrëmje gardistja Ervina Osmani i ka kërkuar ndihmë qëtë kopjonin disa pamje filmike. "Nëpërmjet një USB kam thithur nga serveri pamjet filmike të disa kamerave. Këtë
gjë e kam bërë me urdhër të Ervina Osmanit, e cila ishte në dhomën ku ndodhej serveri me Bledar Likën, Aurora Allkanjarin, Ervin Lelaj dhe Arben Shkozën"-tregon nëdëshminë e tij shtetasi Armand Kasa. Më tej ky i fund shton se është larguar nga kryeministria dhe se serverin e kanë marë në administrim personat e përmendur, pasi çelësin e zyrës e kanë pasur dhe tre njerës të tjerë. Prokuroria shprehet se për momentin nuk është në gjëndje të përcaktojë me provakonkrete se cili nga këtë persona ka bërë fshirjen pamjeve filmike, por shprehet setë pestë punonjësit e gardës janë të dyshuar për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës". Ndërkohë që i dyshuar për dhënien e urdhërit me qëllim fshirjen e filmimeve është sekretari i përgjithshëm I kryeministrisë Gjergj Lezhja.

VIJIMI I HETIMEVE
Rreth kësaj çështje prokuroria e Tiranës momentalisht është duke vijuar hetimet, me qëllim zbardhjen e autorëve të tjerë që kanë bërë formatimin e serverit të kryeministrisë. Dyshime e krijuara, kanë sjellë verifikimin e personave si dhe dërgimin për ekspertim të disa paisjeve elektronike të sekuestruara në banesën e të arrestuarit të vetëm të kësajt çështje Armando Kasa. Për momentin, njësërë veprime hetimore janë duke u kryer, ku mësohet se në ditët në vijim në rast se do jetë e nevojhsme prokuroria do thërasë dhe pesë personat që dyshohen se kanë ndërhyrë në paisjen elektronike. Të pestë të dyshuarit disa kohë më pare janë pyetur në prokurori rreth misterit të fshirjes së pamjeve filmike, por gjatë deklarimeve ata s'kanë pranuar faktin se ata të kenë dhënë urdhër apo të kenë ndërhyrë për të fshirë filmimet. Pavarësisht kësaj prokuroria hedh dyshime të forta se Kasa nuk mund ti ketë fshirë i vetëm filmimet, por duhet të ketë pasur si bashkëpuntor edhe personat e gardës që kanë marë në ruajtje serverin në 21 janar 2011.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024