21 janari, Apeli: Margarit
Kume do hetohet i lirë

21 janari, Apeli: Margarit<br />Kume do hetohet i lirë
TIRANE- Gjykata e Apelit vendos ndryshimin e masës së sigurisë për Margarit Kume, shoferin e ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. Kume do të hetohet i lirë dhe do të paraqitet në prokurori dy herë në muaj.

Gjykata ndryshoi masën e arrestit shtëpiak, që kishte vendosur ndaj Margarit Kumes duke e kthyer në detyrim me paraqitje, 2 herë në muaj në prokurori.

Avokati Qazim Gjoni tha se mirëpriste vendimin pasi “klienti im nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”.

Margarit Kume akuzohet për “kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” pasi akuzohet se ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë të Ndrea Prendit, me qëllim fshehjen e provave. Prokuroria kërkoi sot rrëzimin e vendimit të gjykatës së Tiranës dhe vendosjen e masës së arrestit burg, ndaj Kumes

Për Armando Kasaj, ekspertin e IT në kryeministri i cili akuzohet po për “kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 10 shkurt kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masës së arrestit burg.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë