21 janari, Apeli: Ndrea Prendi
nuk do hetohet në qeli

21 janari, Apeli: Ndrea Prendi<br />nuk do hetohet në qeli
TIRANE- Ish komandanti i Gardës nuk do të hetohet në qeli. Gjykata e Apelit vendosi të mos ndryshojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, e cila dha masën e sigurisë arrest shtëpiak për Ndrea Prendin. Ai mbahet në arrest shtëpiak prej dy javësh dhe akuzohet për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Në seancën e sotme vetë Ndrea Prendi nuk ishte i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati Genc Gjokutaj.

PROKURORI: PRENDI MASHTROI
Gjatë fjalës së tij prokurori i cështjes tha se më 21 janar, Garda në kundërshtim me ligjin ka përdorur armët e zjarrit. Duke iu referuar Ndrea Prendit prokurori akuzoi ish komandantin e Gardës se i është shmangur përgjegjësisë pasi në hetimet parparpake ka deklaruar se nuk ka qëlluar dhe nuk ka dhënë urdhër të qëllohet. Sipas prokurorit Prendi pretendon se ka qenë brenda në kryeministri ku po mjekohej nga një plagë e marrë, por sipas prokurorit Gjoka “pretendimet nuk janë të sakta. Ekspertiza e FBI provon se Ndrea Prendi ka qëllur ditën e demonstratës 11 herë dhe njëri plumb ka vrarë Faik Myrtajn."

AVOKATI: S'KA PROVA PER VRASJE ME DASHJE

Avokati mbrotjës përqëndroi mbrojtjen e tij tek kualifikimi i veprës penale. Sipas Gjokutaj nuk ka prova dhe motive që klienti i tij të ketë kryer vrasje me dashje.

DEBATI, GJYQTARI GOKU: ME CFARE U QELLUA KRYEMINISTRIA
?
Një prej anëtarëve të trupit gjykues Edmond Gogu duke iu drejtuar avokatit mbrojtës Gjokutaj i tha “Me çfarë është qëlluar kryeministria. Me çfarë e kanë sulmuar, mos duhet quajtur sulm dhe nëse kryeministria qëllohet me grushta?
Nga ana e tij Gjokutaj e anashkaloi pyejten dhe u mor me kualifikimin e veprës penale.
Ndërkohë që prokurori tha se 4 demonstruesit nuk janë vrarë në oborrin e kryeministrisë; se ata nuk kishin tentuar të futeshin në kryeministri, dhe as nuk kishin qenë të armatosur.


VENDIMI I TRUPIT GJYKUES
Më pas trupi gjykues i kryesuar nga Arben Broci u tërhoq për vendim. Pas 8 minutash konsultime vendosi të mos ndryshojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës duke lënë masën e arrestit shtëpiak për Ndrea Prendin. Në seancë ishte i pranishëm dhe prokurori amerikan.

PROKURORIA: DO BEJME REKURS
Kjo ishte përpjekja e tretë ligjore e prokurorisë për të vendosur prapa hekurave Ndrea Prendin, e cila mund të quhet e dështuar. Por organi i akuzes nuk do të heqë dorë, duke bërë rekurs ne Gjykaten e Larte. Gjithashtu duke paraqitur dhe një tjetër kërkesë në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës.Para disa ditësh prokuroria paraqiti dhe një kërkesë të re në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkonte rivlerësimin e masës së arrestit, me pretendimin se kishte prova të reja, por nuk u pranua nga gjyqtari pasi cështja ishte në proces gjykimi në Apel.
( ne foto Ndrea Prendi)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin