"21 janari", Balla: Berisha fsheh
provat, s'na tret dheu pa e prangosu

provat, s'na tret dheu pa e prangosu">
21 janari dhe dosja e tij vijon të jetë molla e sherrit mes PD-PS ku përmes replikash dhe debatesh të ashpra s;kanë të ndalur diskutimet dhe një lumë akuzash. Pas fjalimit të tij ku hodhi baltë mbi viktimat e 21 janarit dhe justifikoi vrasjet, Sali Berisha u largua nga parlamenti.

Ndërkohë deputeti Taulant Balla në fjalën e tij në parlament e akuzoi Berishën se përveç vrasjes ka fshehur edhe provat. Ai tha se Berisha do të paguajë me burg vrasjet e 21 janarit. 

“Pasi vrau katër persona në mes të bulevardi Berisha ka fshirë serverat e kryeministrisë me pamjet e vrasjeve. Ai do të paguajë me burg për këtë, kjo është një gjë e sigurt”, tha Balla.

“Në emër të familjarëve të 4 të vrarëve mu kërkua të merrja fjalën dhe t’i kërkoja atij vrasësi që të paktën të heqë dorë nga balta e fyerjet, se jo vetëm ka përgjegjësi për vrasjen po dhe për fshehjen e provave. Sa për amanetin e katër të vrarëve, pjesën e parë e kemi vërë më 23 qershor, se nxorrëm atë vrasës nga zyra. Pjesa e dytë e amanetit është që Sali Berisha të shkojë në burg, dhe sigurisht që do të shkojë në burg për vrasjet e 21 janarit”, tha Balla. Balla tha se janë gjyqëtarët që falën kreun e asaj kohe të gardës, Ndrea Prendin, dhe sigurisht “prokuroria e kapur” prej të djathtëve, pasi sipas socialistit Balla ende nuk e ka marrë në pyetje Sali Berishën për vrasjet dhe fshehjen e provave. "-shtoi Balla

"S’na tret dheu pa e fut Berishën në burg"-e mbylli Balla fjalën

Fjala në seancën e sotme parlamentare e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital