Kreu i bashkisë së Tiranës gjatë vizitës së tij në Washington ka dhënë një intervistë edhe për Zërin e Amerikës, ku ka folur për zhvillimet më të fundit të politikës në vend, por edhe prioritet e bashkisë së Tiranës për të ardhmen.
“Çdo njeri duhet të jetë i përgjegjshëm të kufizojë vetveten, 21 janari është një ngjarje tragjike, ku janë vrarë 4 persona e janë sulmuar institucionet, prandaj të gjitha këto duhet të jenë pjesë e një hetimi të gjithanshëm e profesional. Është e rëndësishme të hetohet sipas parametrave të shtetit ligjor, të mos ndikohet nga politika. Protagonistët politikë të marrin përgjegjësitë e tyre.
Kemi filluar punën për Tiranën. Në 6 muaj qeverisje kemi eliminuar 60 taksa ndaj biznesit. Prioritet i bashkisë mbetet hapja e vendeve të reja të punës. Qytetarët janë përfshirë në vendimmarrjen e qytetit” tha Basha. ah/shqiptraja.com/
/Shqiptarja.com