21 janari,Berisha:Do hetohesh
Rama:Me kujtove Mubarakun

21 janari,Berisha:Do hetohesh<br />Rama:Me kujtove Mubarakun
TIRANE-  Pak ditë nga 1 vjetori i demonstratës së opozitës para bulevadit "Deshmorët e Kombit" ku mbetën të vrarë 4 protestues,  Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot kundërshtarin e tij politik se organizatorët  nuk do të ngelen pa u hetuar. Sipas Berishës më 21 janar u tentua të merret me dhunë qeveria e vendosur në mënyrë legjitime. Në mbledhjen e sotme të grupit PD Berisha foli dhe për një mesazh të cilin, ia ka dërguar Ramës 2 ditë pas protestës, dhe i kujton të mos e harrojë. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi I kryetarit të PS-së I cili nëpërmjet rrjetit sociali Tëiiter deklaroi se kërcënimet e Berishës, i kujtonin Hosni Mubarak.
BERISHA- RAMES: MOS HARRO MESAZHIN E 23 JANARIT
“I them Edi Ramës se mesazhi që të kam dërguar më 23 janar të 2011 është dhe do të mbetet për mua satë mbetem në politikë i pandryshuar ndaj dhe mund të derdhësh lot korkodili, mund të bësh cdo gjë, por po harrove mesazhin e 23 janarit, ai i ka të gjitha ato që duhet të ketë brenda. Nuk kam ndërmend të shkoj më tutje, një proces është në vazhdim. Gjer sot nuk ka asnjë hetim për organizatorët e tij, për mandat prerët që vendosën të kenë mandatin e dytë duke përzënë me zjarr e hunj një qeveri legjitime të vendit. E vërteta është që e kam dëgjuar gjithë këto ditë të cirret. E garantoj se ngjarja do të hetohet dhe ata që mendojnë se do ta kapërcejnë pa hetim mashtrojnë veten. E bëj dhe në respekt të atyre që më 21 janar shpallën Tiranën kryeqytet.

RAMA: ME KERCENOVE SI MUBARAK
Në rrjetin social Twitter, Rama ka deklaruar se kryeministri po kërcënon hipur mbi karrigen e pushtetit. “Kurse une i them Saliut:Kercenimet e tua me kujtojne mikun tend te madh Hosni Mubarak dhe tere historite e sojit te te forteve mbi karrige! Sa për 21 janarin e Sulejman Delvines ai do ndjente neveri po ta degjonte si i'u keqperdor sot emri nga qeveria qe vrau protestuesit!, shkruan ai në Twitter.
Rama ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit lidhur me modelin e suksshëm ekonomik shqiptar. “Qeveria duhet larguar jo vec pse modeli i saj ka deshtuar po dhe pse deshtimin e quan sukses te madh boteror madje!Tallje e madhe e turpshme”, deklaroi kryesocialisti.
(sg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital