Ndërkohë që dy ditë më parë, kryeministri Berisha nuk pranoi të komentonte vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, që shpalli ish komandantin e gardës, Ndrea Prendi dhe Agim LLupo të pafajshëm për vrasjet e demonstruesve Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika para godinës së kryeministrisë.
Sipas Berishës më 21 janar nga selia e qeverisë, policia dhe garda kombëtare u hodhën me mijëra tulla, gur, hunj por edhe dinamitë
“Ne kemi një problem serioz, kryetarin aktual të opozitës, i cili në vend të mbështesë reformat e integrimit bën çdo gjë për t'i bllokuar ato. Më 21 janar, bazuar në një video kryekëput të fallsifikuar, ky zotëri mendoi se mund të përmbyste pushtetin me dhunë dhe solli protestuesSolli protestues dhe midis tyre edhe 200-300 persona të paguar dhe të zgjedhur nga bota e krimit me të cilët mendoi se do përmbyste me dhunë qeverinë. Përgatiti një fjalim dhe mori një megafon me vete, u instalua në kullat përkarshi duke besuar që nga ky ballkon, që është te kjo zyrë do mund të përshëndeste mbështetësit e tij, që do kishin rrëzuar qeverinë. Ata sulmuan në mënyrën më agresive ndërtesën e këshillit të ministrave, mbi policinë dhe gardën kombëtare u hodhën me mijëra tulla, gur, hunj por edhe dinamitë. Unë isha në zyrë, por ai mendoi se do largohesha nga zyra, por unë jam njeri i detyrës dhe nuk kisha motiv të largohesha dhe ishte një ditë e zakonshme pune për mua. Pati katër viktima. Ishte një përpjekje për të përmbysur pushtetin, që u zgjodh me zgjedhje të lira, dështoi. Një proces hetimor është në vazhdim. Kërkova që drejtësia të thotë fjalën e vet për të gjitha aspektet e këtij akti të shëmtuar"- tha Berisha.
(Foto: Mjaft e shoqëria civile protestoi sot para Gjykatës së Tiranës kundër vendimit për lirimin e gardistëve. Ata mbanin në dorë një banderolë ku Berisha dukej se i përdorte si marionetë (Kukulla që vihen në lëvizje nga dora e aktorit)
REFERENDUMI PER 3 LIGJET PAS ZGJEDHJEVE
Berisha tha se referendumi për 3 ligjet, mosvotimi i të cilës nga opozita, sipas mazhorancës, bllokon integrimin e vendit në BE do të jetë pas zgjedhjeve. Ai komentoi dhe zgjedhjen e Edi Ramës në postin e nënkryetarit të Internacionales Socialiste.
"Për meritë të bllokimit të tre ligjeve zotëria u zgjodh nënkryetar i Internacionales Socialiste, e cila herë pas here shndërrohet sikur të ishte një repart i Kominternit. Pas zgjedhjeve do shkojmë në referendum që do të jetë për këto 3 ligje që zotëria i bllokon."
NE ZGJEDHJET QE VINE PD PROGRAM AMBICIOZ, AGRESIV
Kryeministri tha se në zgjedhjet e 23 qershorit do të kërkojë votat jo se kanë ndryshuar Shqipërinë “por se kemi program ambicioz, agresiv. Do të paraqesim një paketë që bazohet në liritë ekonomike dhe fiskale.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)