RAMA SOT NË LUSHNJE: TË SHTUNËN HOMAZH TË VRARËVE
Drejtuesit socialistë të komunave dhe bashkive në Jug të vendit u mbledhën sot paradite në qytetin e Lushnjes, nën drejtimin e kryetarit të PS, Edi Rama. Burimet pranë takimit thanë për Shqiptarja.com se kryesocialisti Rama i ka njohur kryekomunarët me axhendën për njëvjetorin e 21 janarit. Partia Socialiste ditën e shtunë do të zhvillojë homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku në sheshin përpara kryeministrisë, një vit më parë u vranë 4 prej demonstruesve socialistë. Homazhet do të mbahen në orën 11 dhe sipas burimeve në to do të marrin pjesë socialistë në disa qytete të vendit.
(aq/shqiptarja.com)