TIRANE- Në një reagim pak orë pas homazheve që u zhvilluan para kryeministrisë për nder të 4 demonstruesve të vrarë më 21 janar 2011, ish kryeminstri Berisha vazhdon të bëjë shkaktar të vrasjeve kreun e opozitës së atëhershme, sot kryeministër, Edi Rama.
Berisha thotë se 21 janari i 2011 ishte ngjarja më e rëndë e 80 viteve të fundit si shtet ku Rama ndërmori sulmin e organizuar dhe të koordinuar kundër selisë së Këshillit të Ministrave për marrjen e pushtetit me dhunë.
Edhe kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha i cili në 2011 mbante postin e ministrit të Brendshëm, deklaroi sot se shkatarët dhe organizatorët e 21 janarit sot përdhosën kujtimin e viktimave.
“Pasojat e 21 janarit nuk mund të ndahen kurrë nga shkaku, shkaktarët dhe organizatorët e 21 janarit sot përdhosën kujtimin e viktimave të 21 janarit”- tha Basha në tryezën me aleatët ku ishin mbledhur për të diskutuar për reformën territoriale.
POSTIMI I SALI BERISHES NE FACEBOOK”Te dashur miq, tre vjet me pare Edvin Kristaq Rama ndermori sulmin e organizuar dhe te koordinuar kunder selise se Keshillit te Ministrave per marrjen e pushtetit me dhune. Ngjarja pati, sipas Edi Rames, si shkak "bllokun e Ilir Metes" por shkaku i vertete i saj ishte etja e pashuar e Edvinit per te marre pushtetin me dhune. Me 21 janar te vitit 2011 bandite te paguar sulmuan per 5 ore me bomba molotov, gur, hunj, eksplozive, seline e Keshillit te Ministrave.
Edi Rama komandonte sulmin nga kullat binjake duke pritur me nje megafon se do mund tu fliste shqiptareve nga ballkoni i zyres se kryeministrit. Forcat e Rendit dhe ato te Gardes se Republikes mbrojten me vetmohim dhe heroizem institucionet dhe rendin kushtetues. Ne perleshjet qe u zhvilluan ate dite pati kater viktima dhe dhjetera e dhjetera police, gardiste e qytetare te plagosur. Duke shprehur edhe nje here ngushellimet e sinqerta per viktimat, denoncoj 21 janarin si ngjarjen me te rende ne historine e shtetit shqiptar ne 80 vitet e fundit. Sb
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48