21 janari, Danimarka i jep
mbështetje kryeprokurores
Ina Rama: S'i trembem Berishës

21 janari, Danimarka i jep<br />mbështetje kryeprokurores<br />Ina Rama: S'i trembem Berishës
TIRANE- Prokororja e Përgjithshme Ina Rama ka marrë sot mbështetjen edhe të ambasadorit të Danimarkës në Tiranës , Z. Karsten Jensen, për punën e saj, por dhe për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Takimi mes kryeprokurores Ina Rama dhe ambasadorit Jensen, vendi i të cilit ka kreun e rradhës së Presidencës së BE, është zhvilluar sot paradite.

”Takimi pati si temë kryesore pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe rolit të tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, dhe u vlerësua performanca e Prokurorisë Shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit. Mbështetja tek ligji, zbatimi me rigorozitet i tij dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë është një nga kushtet themeltarë të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në vend.” – thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

Mësohet se gjatë bisedës është diskutuar dhe për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të proceseve të ndryshëm, “siç janë ato që lidhen me ngjarjet e 21 janarit, transparenca dhe efektiviteti në gjykim.”

Gjithashtu u diskutua rëndësia se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës. “Mbi këtë bazë, ambasadori shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë Shqiptare dhe punën profesionale të kryer prej saj si dhe vlerësoi bashkëpunimin midis instutucioneve të akuzës të dy vendeve.”- mbyllet njoftimi për shtyp i prokurorisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve