TIRANË - Partia Demokratike mbajti 1 minutë heshtje në nder të përvjetorit të 20-të të ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ish-kryeministri Sali Berisha nga salla e Kuvendit i kërkoi kolegëve deputetë të ngrihen në këmbë dhe të nderojnë me heshtje figurën e Rugovës, për të cilin kërkojnë që shtatorja e tij të vendoset në Tiranë.
Në seancën plenare që për herë të parë përkon në ditën kur kujtohen viktimat e protestës së 21 janarit të 5 viteve më parë, deputeti socialist kërkoi një minutë heshtje për 4 jetët e humbura në radhët e protestuesve që u qëlluan me plumba nga garda.
Ndonëse deputetët e mazhorancës u ngritën njëherazi në këmbë, në nderim të protestuesve të opozitës së atëhershme, një gjë të tillë nuk e bënë deputetët e Partisë Demokratike. E vetmja që u ngrit të respektojë përkujtimin e viktimave, ishte deputetja Albina Deda, e cila kur pa se kolegët e saj nuk lëvizën, u ul menjëherë. Për disa sekonda, deputetët e PD qëndruan ulur në karrige, duke mos ditur se cili do të ishte veprimi i duhur, derisa ish-kryeministri Sali Berisha u kërkoi të ngriheshin dhe të respektonin minutën e heshtjes.
"Kriminelët dhe vrasësit që i sollën në grykat e zjarrit për karrigen e Edi Ramës, vajtojnë viktimat ky është akti më i shpifur, më makabër. Përdorimi i dy standardeve ju nxjerr ju lakuriq", - u shpreh Berisha pas minutës së heshtjes për viktimat e 21 janarit.
"Për 21 janarin unë dhe gjithë kolegët e mi kemi vetëm një fytyrë, atë që kemi pasur edhe më 21 janar kemi edhe në këtë 21 janar. Flamur 9duke ju drejtuar deputetit të PD Flamur Noka) - unë për fat të mirë nuk e kam surratin me rrudha, dhe natyrisht nuk kam mundësinë ti vë botox surratit për të treguar një fytyrë tjetër", tha Braçe në replikë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com