21 janari, Dokumenti: Garda të
hapë zjarr po hynë me dhunë

21 janari, Dokumenti: Garda të<br />hapë zjarr po hynë me dhunë
Garda e Republikës ka qenë e përgatitur edhe me shkrim për të përgatitur që në letër vrasjet e 21 janarit 2011. Sipas planit të masave të marra nga Garda e Republikës për mitingun e opozitës në sheshin para kryeministrisë, Garda kishte marrë urdhëra të qartë dhe të saktë se si duhet të vepronte nëse tubimi do të shoqërohej me dhunë. Plani i masave është bërë me porosi të Shefit të Shtabit të Gardës major Artan Hoxha, aktualisht i komanduar komandant Garde dhe është miratuar nga Komandanti Gardës Ndrea Prendi. Dokumenti që përbëhet nga 9 faqe është certifikuar “konfidencial” nga garda, dhe se prej një peridhe mbi 1 vjeçare ai ska dalë në dritë nga arkivat e këtij institucioni. Gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë një kopje të planit të masave të hartuar nga Garda e Republikës, lidhur me masat e sigurisë që po mereshin për demostratën e 21 janarit 2011.

Në rreshtat e fundit të urdhërit të gjatë dhe të detajuar thuhet nëse situata precipitonte dhe para objekteve në ruajtje provokohej apo qëllohet me sende e mjete të forta, rruga e parë do të ishte evakuimi i Personaliteteve të Lartë të Shtetit, pra kryeministrit, apo kryetares së Kuvendit. Garda kishte marrë urdhër që nëse përdoreshin armët e zjarrit nga persona apo grup personash si dhe tentohej të hyhej me dhunë në selinë e qeverisë do të vepronte me urdhër për hapjen e zjarrit.

Plani i masave
Njësia e dytë bazuar në Urdhërin e Komandantit të Gardës 19 janar 2011 deri në 21 janar ora 11:00 e deri në përfundim të demonstratës të opozitës Tiranë, pra institucioneve të larta shtetërore të kalojë në shkallën e shërbimit të përforcuar. Në kushtet e zhvillimit të demostratës së opozitës më 21 janar 2011 përpara Institucioneve të larta Shtetërore (Selisë së kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Rezidencës Qeveritare Vila 30,31 banesa e Kryeministrit, Banesa e Kryetares së Kuvendit) kërkohet të arrihet siguria për ruajtjen, mbrojtjen e ORV-ve(Objektet e Rëndësisë së Veçantë), PLSH-ve (Personaliteteve të Larta të Shtetit), ngritja në një shkallë të lartë të gadishmërisë së efektivave Njësisë së Dytë në bashkëveprim me strukturat e tjera të gardës.

Masa per zbatim
Datë 20-21 Janar ora 11: përgjigjet Komandati i njësisë
Në mbështetje të detyrave të Njësisë për të vepruar në rast të përshkallëzimit të situatës; në Selinë e Kryeministrisë, Selisë së Kryesisë bazuar në urdhërin e Komandantit të Gardës janë: Nga Drejtoria e SPLSH (Sigurimi i Personaliteteve të Larta shtetërore-shënimi i redaksisë)- Në Selinë e Kryeministrisë - 1 Grup me përbërje (2 oficer e 8 n/oficer ) të cilët ndahen me dy n/grupe me nga 5 veta seicili. Pergjegjësa shërbimi (Oficer Prel Ndervata, Joan Nelaj,- Në Selinë e Kryesisë se Kuvendit, 1 grup me përbërje 11 veta (3 oficer e 8 n/oficer) e cila ndahet në 2 n/grupe me nga 5 veta seicili. Përgjegjës Oficer Arben Nika, Kastriot Jahja, Genta Dervishi. Nga Njësia e Parë 1 Grup me përbërje 25 vetë (oficer, nënoficer, geni antiekspploziv) Përgjegjës Shërbimi Kapiten Alti Kollcinaku. Nga Njësia e Tretë një grup me përbërje 25 vetë (oficer/ nën oficer, qeni antieksploziv. Përgjegjës Shërbimi kapiten Fatos Bushati. Nga Njësia e Katërt një grup me përbërje 10 veta, ku përgjegjësi i saj është Major Alekasandër Deda. Nga njësia e ndërhyrjes së shpejtë janë tre grupe të paisura me mjete speciale organike dhe armatimin personal. Përgjegjës i kësaj njësie Alfred Ahmetcenaj.) Të hartohet plani i masave i detajuar për të gjithë elementët e shërbimit që mbulon njësia e dytë me objekt kryesor: Njësia e dytë të organizojë planizojë, drejtojë e të zbatojë masat e shërbimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e selive PLSH, ORV në bashkëveprim me të gjitha strukturat e Gardës për të neutralizuar çdo akt të mundshëm të kundraligjshëm gjatë zhvillimit të demostratës nga opozita. Ky plan të punohet me të gjitha nivelet e drejtimit komandimit në njësi dhe drejtuesit e strukturave bashkëvepruese e mbështetëse.(DSPLSH, të njësisë së parë, të tretë, të katër, njësia e ndërhyrjes së shpejtë.

Date 20 janar 2011
Përgjigjet Komandati i njësisë
Bazuar në këtë plan dhe të detyrave që parashikohen në të specialistët e shtabeve, shefat e sektorëve, Kom, Seksioneve, përgjegjësit e strukturave mbështetëse të planizojnë personelin me detyra konkrete për zbatim, të njohin efektivat vartës, të instruktojnë në vartësi të detyrave që do të kryejnë e të situatave më të mundshme që mund të krijohen me variante në përshtatje me veçoritë specifike të ORV-ve.

Data 20-21 janar
Shtabi, sektorët, komandantët e seksioneve
Të zhvillohet "Brifing" me shtabin, sektorët, komandantët e seksioneve, përgjegjësat e strukturave mbështetëse.

Ora 08:00 21 janar 2011
Sektori i sigurisë së brendshme në kryeministri, të planizojë masat e shërbimit të sigurisë së brendshme në bashkëveprim me strukturat e tjera të DSPLSH e të njësisë me personelin, oficer, nën/ficer 100 për qind me detyrë, ruajtjen, mbrojtjen e selisë së kryeministrisë nga sulmet e mundshme të kundraligjshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës nga opozita me 21 janar 2011, të mos lejojnë depërtimin e personave që hyjnë në seli dhe në rast depërtimi të përdorin të gjitha mjetet, paisjet me profesionalizëm e bazuar në ligj për parandalimin e neutralizimin e në pamundësi asgjësimin e tyre. Grupet e shërbimit të përforcimit të sektorit dhe të DSPLSH që janë në mbështetje të vendosen një grup në hyrje të delegacioneve, një grup në hyrje të ministrave dhe një grup pranë shërbimit të informacionit. Personeli i shërbimit dhe grupet e përforcimit të jenë të paisura me armatim personal, municion, kundragaz.

Përgjigjet kapiten Rifat Ismailaj
Kryesia e kuvendit të planizojë masat e shërbimit të sigurisë së brendshme në bashkëveprim me strukturat e tjera të DSPLSH e të njësisë me personelin oficer, nën/oficer 100 për qind me detyrë, ruajtjen, mbrojtjen e selisë së kryeministrisë nga sulmet e mundshme të kundraligjshme e kriminale gjatë zhvillimit të demonstratës nga opozita me 21 janar 2011, të mos lejojnë depërtimin e personave që hyjnë në seli dhe në rast depërtimi të përdorin të gjitha mjetet, paisjet me profesionalizëm e bazuar në ligj për parandalimin e neutralizimin e në pamundësi asgjësimin e tyre. Grupet e shërbimit të përforcimit të sektorit dhe të DSPLSH që janë në mbështetje të vendosen një grup në hyrje të kolonave, një grup në hyrje të adminsitratës dhe një grup tjetër pranë hyrjes që ka lidhje me kontrollin e lartë të shtetit. Personeli i shërbimit dhe grupet e përforcimit të jenë të paisura me armatim persona, municion dhe kundragaz.

Përgjigjet Kapiten Xhelal Krasniqi
Komandati i seksionit të parë të planizojë masa shërbimi në ORV-të, 102, 170, 171, 159 me detyrë kryesore për të ndërhyrë në përballimin e situatave që mund të krijohen në objektet 102, 170 e objektet e tjera, të mos lejojnë depërtimin e personave të hyjnë në perimetrin rrethues dhe në rast depërtimi të përdorin të gjitha mjetet me profesionalizëm për parandalimin neutralizimin dhe kapjen e tyre e shoqërimin në organet përkatëse. Për të cilën krahas shbimit permanent në ORV të planizojë personelin si më poshtë: Një grup me përbërje 1 oficer (F. Sokoli) 10 nën/oficerë të qëndrojnë në gadishmëri në vilën 30 me detyrë: R.M. se objektit rezidencial nga sulmet e mundshme të kundraligjshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës nga opozita me date 21 janar 2011 dhe në vartësi të situatës e të urdhërave që mund të jepen të mbështesë veprimet dhe detyrat në ORV e tjera.(Kryesia e kuvendit Selia e kryeministrisë). Po me këtë grup të përforcojë masat e shërbimit roje të vilës 30. Ky grup të jetë i paisur krahas armatimit personal organik dhe me 2 AU M-56 me fishekë manovër. Të ketë në dispozicion një mjet Land Rover dhe shofer Timoleo Vlashi.

Përgjigjet Zv/kom. Seksioni N/kapiten Feruzan Sokoli
Një grup me përbërje 2 oficerë, 12 nën/oficerë të qëndrojnë në gadishmëri në selinë e kryesisë së kuvendit me detyrë: R.M së objektit selia e kryesisë nga sulmet e mundshme të kundraligjshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës të opozitës me datë 21 janar 2011 dhe në vartësi të situatës e të urdhërave që mund të jepen të mbështesë veprimet dhe detyrat në ORV e tjera vila 30. Ky grup të organizojë shërbimin e lartësisë (i paisur me dylbi, radio, armatim personal) në kryesinë e kuvendit me një nën oficer dhe shërbim lartësie në kullat me 2 nënoficerë. Të ketë në dispozicion një mjet Land Rover shofer E. Rajta.

Përgjigjet komandanti i seksionit Nën kapiten Durim Tabaku dhe nën kapiten Besim Carungu
Një grup me përbërje një oficer dhe katër nën/oficerë të qëndrojnë në gadishmëri në vilën 31 me detyrë: R.M së objektit rezidencial nga sulmet e mundshme të kundraligjshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës nga opozita me 21 janar 2011. Ky grup të jetë I paisur me armatimin organik dhe një AU me fishekë manovre 80 fishekë.

Përgjigjet komandati i grupit Nënkapiten Jeno Sinaj
Një grup me përbërje katër oficerë të qëndrojnë në gadishmëri pranë banesës së kryetares së kuvendit me detyrë: Ruajtjen dhe Mbrojtjen e objektit nga sulmet e mundshme të kundraligjshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës nga opozita më datën 21 janar 2011. Të paisen me armatim personal.

Përgjigjet nënoficer Mexhit Bala
Për realizimin e detyrës të bashkëveprohet me personelin e Sektorit të Sigurisë së Brendshme të Kryesis së Kuvendit, si dhe struktura të tjera mbështetëse të Gardës së Republikës. Në hyrjen kryesore të Vilës 30 të jetë në gatishmëri një pengesë prej teli e cila të hapet në vartësi të situatës dhe një pengesë tjetër në daljen emergjente përballë Bulevardit të Kombit. Në të githa vendshërbimet e objekteve që mbulon Seksioni i Parë të përforcohen të gjitha vendshërbimet, ndërsa pjesa tjetër të qëndoj në gadishmëri. Të mbahet e lirë dalja e emergjencës porta Nr.3 nga pjesa e Gjykatës Kushtetuese. Pranë Komandantit të Seksionit të Parë për ndjekjen,kontrollin dhe zbatimin e detyrave përgjigjet Specialisti Sigurisë,Planezimit Major Kastriot Ramaj Vendqëndrimi i Komandantit të Seksionit Vila 30 dhe Kryesia e Kuvendit.

Pergjigjet: Spec.Sigurise,Planezimit Major Katriot Ramaj Kom.Seksionit I-re Nikapiten Durim Tabaku
Komandanti Seksionit Dytë krahas shërbimit permanent në Selinë e Kryeministrisë të planizojë 3 grupe si më poshtë: Një Grup me përbërje 1 Oficer dhe 8 nënoficerë të qëndrojnë në gatishmëri me vendqëndrim Parku i Automjeteve dhe në rast situate të levizin me shpejtësi në drejtimin e përcaktuar e të hapen në sektorin Hyrja Nr.5 - Përgjatë gardhit rrethues pisha me detyrë: Ruajtjen, Mbrojtjen e Selisë së Kryeministrisë nga sulmet e mundëshme të kundralidshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës nga opozita, të mos lejojnë depërtimin e personave të hyjnë në përimetrat rrethues dhe në rast depërtimi të përdorin të gjitha mjetet, pajisjet me profesionalizëm e bazuar në ligj për parandalimin, neutralizimin e në pamundësi asgjësimin e tyre. Ky grup të ketë në dispozicion 1 Mjet Iveco Kamion Pergjegjegjës Grupi Toger Olsi Agastra.
Një grup me përbërje 1 Oficer dhe 8 n/oficerë të qëndrojnë në gatishmëri me vendqëndrim Parku i Automjeteve dhe në rast situate të levizin me shpejtësi në drejtimin e përcaktuar e të hapen te sektorin Hyrja Nr.5 - Përgjatë gardhit rrethues pisha me detyrë: Ruajtjen, Mbrojtjen e Selisë së Kryeministrisë nga sulmet e mundëshme të kundralidshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës nga opozita, të mos lejojnë depërtimin e personave të hyjnë në përimetrat rrethues dhe në rast depërtimi të përdorin të gjitha mjetet, pajisjet me profesionalizëm e bazuar në ligj për parandalimin, neutralizimin e në pamundësi asgjësimin e tyre. Ky grup do ketë në dispozicion nje mjet Iveco kamion. Përgjegjës grupi nën kapiten Benard Sinani.
Një grup me përbërje 1 Oficer dhe 9 nën oficerë të qëndrojnë në gatishmëri me vendqëndrim -- Parku i Automjeteve dhe në rast situate të lëvizin me shpejtësi dhe të hapen në sektorin-Shkallët e hyrjes së ministrave. Porta Nr.1 përballë Bulevardit Dëshmorët e Kombit me detyrë: R.M e Selisë së Kryeministrisë nga sulmet e mundshme të kundraligjshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës nga opozita të mos lejojnë depërtimin e personave të hyjnë në perimetrat rrethues dhe në rast depërtimi të përdorin të giitha mjetet,paisjet me profesionalizëm e bazuar në ligj per parandalimin, neutralizimin, e në pamundësi asgjësimin e tyre. Ky grup të mbulojë shërbimet e lartësisë në hotel Rogner, selia e kryeministrisë, të jenë të paisur me armatim personal, dylbi, radio. Të ketë në dispozicion një mjet mikrobuz me shofer Afrim Hyseni. Përgjegjës Komandanti i grupit Kapiten Rexhep Qira
Komandanti i seksionit me personelin e grupit të parë dhe të dytë gjatë gjithë kohës së zhvillimit të demostratës të përforcojë elementët e shërbimit në seli me 4 vendroje. Për komandimin e grupeve në vartësi të situatës të jetë i paisur me megafon. Vendqëndrimi i komandatit të seksionit do jetë gjeneratori. Për realizimin e detyrës të bashkëveprojë me grupet e njësisë së ndërhyrjes së shpejtë të sektorit të sigurisë së brendshme të njësisë së parë, të tretë dhe të katër. Përgjigjet komandani i seksionit të dztë kapiten Çelnik Hasa
Komandanti i seksionit të tretë krahas shërbimit permanent në banesën e kryeministrit gjatë kohës së demostratës të opozitës të përforcojë masat e shërbimit me dy oficerë dhe gjashtë nën oficerë sipas planizimit të komandatit të seksionit. Të vendosë në gatishmëri 2 grupe pranë selisë së kryeministrisë me përbërje 2 oficer dhe 14 nën oficerë sipas planëzimit të kom. Seksionit, me vendqëndrim tuneli me detyrë: Për të ndërhyrë në përballimin e situatave që mund të krijohen në seli, të përdorin në vartësi të urdhërave armatim me municion manovre(7 automatikë M56 me ftukje dhe 480 fishekë manovër) dhe në vartësi të detyrave që jepen që në bashkëveprim me specialistët e LE, ASHM të hapin pengesat e telit përgjatë gardhit rrethues të Bulevardit Dëshmorët e Kombit në sektorin hyrja e delegacioneve-hyrja e ministrave. Të mbulojë shërbimet e lartësisë me 2 nënoficerë në dy kullat përballë selisë së kryeministrisë. Të ketë në dispozicion një mjet mikrobuy benz shofer Artur Shehu.

Përgjigjet Komandandanti i seksionit të  tretë Albert Bako si dhe Zv/komandanti  i këtij sektori Gentian Shulku
Komandanti i seksionit SH.L, të planizojë dy grupe me përbërje dy oficerë dhe 16 nën oficerë të paisur me armatim personal, jelek, skafandra, mburoja, shkopinj, me vend qëndrim sheshi i ceremonive. Tuneli me detyrë, Ruajtjen e mbrojtjen e kryeministrisë nga sulmet e kundraligjshme e kriminale gjatë zhvillimit të demostratës. Në rast përdorimi të mjeteve të forta nga tubuesit me shpejtësi të zënë vendet përgjatë kangjellave të lëvizëshme duke përdorur mburojat e skafandrat, të krijojnë kushte të përshtatshme për personelin në rast urdhëri për hapjen e pengesave të telit, përdorin shkopinjtë për të mos lejuar depërtimin e personave ose grup personash të hyjnë në perimetrin rrethue dhe në rast depërtimi të përdorin të gjitha mjetet për parandalimin , neutralizimin, kapjen e tyre dhe shoqërimin. Të ketë në dispozicion një mjet mikrobuz dhe shofer Sherif Zenelin, një Land Rover dhe shofer Artan Goxhaj. Ndërsa pjesa tjetër një oficer dhe 14 nën oficerë në bashkëveprim me LE dhe ASHM me drejtues shërbimi shefin e shtabit të njësisë të planizojë e zbatojë masat e sigurisë në aktivitetin që mund të zhvillojë kryeministri jashtë qytetit të Tiranës.

Përgjigjet komandati i seksionit SH.L kapiten Edmond Marsela
Njësia e parë të mbështesë detyrat e shërbimit pranë njëisë së dytë në selinë e kryeministrisë me një grup të gatshëm me përbërje 25 veta të paisur me armatimin personal 1 kilogram municion, mjete mbrojtëse skafandra, radio, mburoja, shkopinj, armatim AU M56 me municion manovre 360 fishekë, nje mjet Ifa për transportin e personelit. Të vendosë shërbim me n/oficer ne lartësitë Universiteti, Pallati 20 katësh midis Presidencës dhe Vilës 30, Kulla 24 katëshe pranë Pallatit të Kongreseve të paisur me armatim, dylbi,radio komunikim me kanalet e Njesisë Dytë. Për mbulimin e detyrave në vartësi të gjëndjes dhe situatës në Selinë e Kryeministrisë të jetë kjo ndarje detyrash me personelin si më poshtë. Një pjesë e Grupit të Gatshëm i Njësisë Parë me përbërje 1 oficer 10 n/oficërë të paisur me skafandra, mburoja, shkopinj,në vartësi të situatës dhe të urdhrave që mund të jepen nga Komadanti i Njësisë së dytë Dye të lëvizin me shpejtësi nga vendqëndrimi - Parku dhe të vendosen në sektorin, kangjellat e levizshme-mesi i murit rrethues pranë hyrjes së Ministrave me detyre; R.M sektorit dhe mos lejimit e depërtimit të personave ose grup personash të hyjnë në këtë sektor duke përdorur të gjitha mjetet e paisjet në organik. Pjesa tjetër e Grupit të Gatshëm të qëndrojnë në gatishmëri pranë vendqëndrimit Parku dhe në vartësi të situatës dhe urdhërit që mund të jepet të R.M sektorin Hyrja 5 - Hyrja e Financave si dhe sektorë të tjerë në vartësi të gjëndjes e detyrave që mund të jepen.

Pergjigjet: Kapiten Altin Kollçinaku
Njësia e Tretë me një pjesë të forcave do të mbështesë detyrat e shërbimit pranë Njësisë Dytë në Selinë e Kryeministrisë me 1 Grup të Gatshëm me përbërje 25 veta,të paisur me armatimin persona1, 1 kg municion,10 skafandra,10 mburoja, shkopinj, armatim AU M56 me municion manovre 360 fisheke,1 mjet kamion IFA për transportim forcash. Për mbulimin e detyrave në vartësi të gjendjes dhe situatës në Selinë e Kryeministrisë të jetë kjo ndarje detyrash me personelin si më poshtë: Një pjesë e Grupit të Gatshëm i Njësisë Tretë 1 oficer dhe 10 n/oficer të paisur me skafandra, mburoja, shkopinj,në vartësi të situatës dhe të urdhrave që mund të jepen nga Komandanti i Njësisë Dytë të lëvizin me shpejtësi nga vedqëndrimi Parku dhe të vendosen në sektorin, kangjellat e lëvizshme-pranë hyrjes së Delegacioneve me detyrë: R.M sektorit dhe mos lejimin e depërtimit të personave ose grup personash të hyjnë në këtë sektor duke përdorur të gjitha mjetet e paisjet në organik. Pjesa tjetër e grupit të gatshëm të qëndrojnë në gatishmëri pranë vendqëndrimeve Parku dhe në vartësi të situatës dhe urdhërit që mund të jepet të ruajë dhe mbrojë sektorin Hyrja 5 Hyrja e Ministrave si dhe sektorë të tjerë në vartësi të gjëndjes së detyrave gë mund të jepen.

Përgjigjet: Kapiten Fatos Bushati
Specialistët e LE,Nd/Specialistët në bashkëveprim me Specialistët e ASHM, Nd/Specialistët dhe qent antieksploziv të Njësisë së Parë dhe të Tretë, 4 n/oficerë shërbimit të informacionit e personeli i shërbimit të brendshëm me venqëndrim: Sheshi Cermonive të gëndrojnë në gatishmëri dhe në vartësi të situatës të kryejnë këto detyra: Të vendosin në gatishmëri pengesat e telit me të gjitha mjetet dhe në vartësi të gjëndjes e situatës dhe me urdhër të Komandantit të Njësisë në b/veprim me Grupin e Seksionit të tretë SHL të hapin me shpejtësi pengesat e teli në drejtimet e përcaktuara. Të vendosë në gatishmëri qenin Antieksploziv të Njësisë dhe të Nnjësisë së parë, të tretë për të vepruar në vartësi të gjëndjes dhe situatës dhe urdhërave. Të ndjekin në dinamikë situatën përkatëse e situatën nga incidentet me LEASHM dhe informojnë e të marrin masat përkatëse. Të paisen e kompletojnë personelin e Njësisë me mjetet e MKK si dhe mbajë një rezervë prej 10 përqind pranë vendfurnizimit të Njësisë. Krahas detyrave të tjera në vartësi të situatës me personelin në vartesi në rast të përdorimit të lëndëve djegëse dhe kimike të marrë masa për eleminimin e tyre duke përdorur të gjitha mjetet e auto të përgatitura. Grupi LE.ASHM të këtë në dispozicion mjetet Land Rover me shofer Miço Myzeqari

Përgjigjet: Specialisti LE Kapiten Arsen Cela Specialisti ASHM kapiten Bashkim Bufi
Spectalisti Ndërlidhjes të paisë e kompletojë me mjete komunikimi personelin e njësisë, gjithashtu për kompletimin e strukturave mbështetësë te Njësisë Parë, Tretë me radio për frekuencat e njësisë së dytë të bashkëveprojë me specialistin e Ndërlidhjes në Shtabin e Gardës. Për organizimin, sigurimin, funksionimin e pandërprerë të komunikimit si dhe të transmetimit të detyrave dhe masave e për bashkëveprimin të funksionojë Pika e Drejtimit me vendqendrim selia e kryeministrisë, kabina KRO e paisur me 3 radio dore,në kanalet 05,000 dhe telefon dhe bllok për evidentimin e transmetimin e urdhërave e detyrave. Specialisti i ndërlidhjes është përgjegjës dhe shërbimin e lartësive të Gardës të vendosura: Selia e Kryeministrisë, Kryesia e Kuvendit nga Njësia e Dytë, Njësia e Ndërhyrjes së shpejtë, hotel Rogner nga njësia e dytë, universiteti, pallati 20 katësh pranë presidencës dhe vilës 30, kullat përballë selisë së kryeministrisë nga njësia e dytë. Të mbajë komunikim të vijueshëm me shërbimin e lartësisë dhe të transmetojë detyra porosi për detyrat be shërbimit si dhe të informojë komandantin e njësisë për gjendjen nga informacionet e mara dhe të transmetojë urdhërat e detyrat që i jepen.

Përgjigjet Specialisti Ndërlidhjes Kapiten Melsed Shasivari
Specialisti i Logjistikës dhe me Transport të furnizojë personelin me armatim e municion si dhe mjetet për transportimin e personelit sipas planezimit për çdo strukturë. Të kryejë kontrollin e mjeteve e për gatishmërinë e tyre si dhe furnizimin me karburant. Të paisë me njete dhe paisje të tjera për shuarjen e vatrave të zjarit grupin e LE-së dhe ASHM. Të koordinojë me përfaqësuesit e Shtabit dhe Komandantët e Seksioneve për sigurimin e municionit rezervë ORV. Të kompletojë personelin me 3 kilogram municion me vete dhe 7 kilogram në vendfurnizim. Të vendosë vendfurnizimin me municion e paisje të tjera luftarake në selinë e kryeministrisë, sheshi I ceremonive dhe tek tuneli.

Përgjigjet Specialisti I logjistikës kapiten Zenun Jaçe
Për realizimin me sukses të detyrës e në vartësi të situatës shtabi, shefat e sektorëve, komandantët e seksioneve të kenë në vëmendje dhe këto detyra. E para lidhet me ndjekjen në dinamikë të situatës dhe vlerësimin e saj duke marë masa konkrete. Komunikimi i pandërprerë i saktë dhe në kohë. Mbajtje të një bashkëveprimi me të gjitha elementët e shërbimit dhe me struktura të tjera të Gardës. Gjithashtu në rast situate është e qetë pranë objekteve në ruajtje të vijojnë detyrat sipas planizimit normal, grupet e gatshme të qëndrojnë në gadishmëri të plotë, komunikimi të jetë periodikisht me pikën e drejtimit për situatën.
Në rast se situata percipiton dhe para objekteve në ruajtje provokohet apo qëllohet me sende e mjete të forta, etj, që sjellin shkatërrim, djegie dhe dëmtim të personelit të shërbimit, të ndiqet situata dhe të hapen grupet e gatshme në drejtimet e përcaktuara dhe më të kërcënuara, të hapen pengesat me tel, të merren masa në rast të vatrave të zjarrit për shuarjen e tyre, në rast të dëmtimit të personelit të shërbimit të jepet me shpejtësi ndihma e parë si dhe ajo e specializuar, e të merren masa për sigurimin e drejtimeve për evakuim të PLSH.
Në rast se situata është e dhunshme dhe krahas mjeteve të forta përdoren dhe armët e zjarrit nga persona apo grup personash, si dhe tentohet të hyhet me dhunë në ORV, të kryhen këto detyra: I gjithë personeli i shërbimit të qëndrojë në gatishmëri të plotë, i pozicionuar dhe të veprojë me urdhër për hapjen e zjarrit, të pengojnë me mjetet e tjera depërtimin e personave që tentojnë të hyjnë në ORV, e të marrin masa për rivendosjen e situatës.
Evolimi i situatave dhe mos përputhja e detyrave të parashikuara në këtë plan, ju lë hapsirë komandantëve dhe drejtuesve të shërbimit që nëpërmjet urdhërave dhe detyrave që mund të jepen, të ndërmarrin veprime konkrete për situatat që mund të krijohen.
Shtabi, komandantët e n/njësive në lidhje me detyrat që do të kryejnë, të punojnë që disiplina dhe morali të jetë në shkallën më të lartë për të cilën të motivojnë dhe të marrin masa ndëshkuese për shkeljet.
Koha e gatishmërisë së organizimit të shërbimit e të fillimit të zbatimit të detyrave në ORV, ora 12.00 dt. 21 .01. 2011.
Na vartësi të gjendjes dhe situatës dhe kohës Shtabi, Komandantët në varësi të dinamikës të urdhërave që do të jepen të planizojnë masa për rifreskimin e personelit.

Përgjigjen Shtabi, Shefat e Sektorëve, Kom. Seksioneve strukturat mbështetëse.
18. brenda orës 22.00 të datës 20.01.2011 të rikontrollohen të gjitha masat e shërbimit që mbulon njësia, me objekt të veçantë në ORV, 101, 158,102, 170,171, 159, etj, nga ku qëllim për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet.
19. Më datë 21.01.2011 ora 18 00 të zhvillohet takim me nivelet e drejtimit dhe komandimit, Shtabi, Shefat e sektorëve, kom.seksioneve, e ato mbështetëse, për të përcaktuar e preçizuar detyra mbi masat e shërbimit e të përforcimit të shërbimit në ORV-të e çështje të tjera.

Përgjigjet Komandanti Njësisë
20. Bazuar në këtë plan Shtabi, Shefat e sektorëve Kom. Seksioneve, strukturat mbështetëse, të planizojnë masa dhe dokumentacionin përkatës brenda orës 22 datë 20.01. 2011.
21. bë vartësi të gjendjes dhe situatës e të ndryshimeve të saj, bazuar në detyrat e parashikuara në këtë plan, e ato që mund të jepen në dinamikë, shtabi, komandantët të bëjnë ndryshimet përkatëse ne planizimin e detyrave dhe të marrin masat përkatëse.
22. Ndjek zbatimin e këtij plani dhe të detyrave që rrjedhin prej tij Shtabi, Shefat e sektorëve, komandantët e seksioneve dhe strukturat mbështetëse.
23. Kontrollin, zbatimin e këtij plani Komandanti i njësisë.
24. Në përfundim të detyrës Shefi i Shtabit të hartoje konkluzionet e shërbimit dhe raportin e veçantë për realizimin e detyrave.
Komandanti Njësisë Dytë
Kolonel Dashamir Shehi
E klasifikuar

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë