Një propozim i deputetit demokrat, Myslim Murrizi, për të shpallur 21 janarin si festë zyrtare në nder të Kongresit të Lushnjës, i mbajtur në datat 21 deri 31 janar 1920, ka ngjallur debat në Kuvend mes Murrizit dhe Taulant Ballës.
Murrizi: Ju rrini një muaj pushim, keni festë hashurje, trahanaje keni vendosur lloj lloj festash dhe nuk vini 21 janarin 1920, kur fillojë palamentarizmi.
Balla: Vlerësimi i një dite nuk ka kuptim nëse hapet ballokume e bëhet pushim. Duhet parë ligji për festat kombëtare, nuk është se nuk është festuar në Lushnje kongresi i Lushnjes. Dita kombëtare e republikës së Shqipërisë është 28 nëntori, festa e pavarësisë. Ditët e festave hajde t'i diskutojmë, nuk ju ka refuzuar njeri, por është një proces ku është përfshirë edhe akademia e shkencave. tek legjislacioni për festat zyrtare të bëjmë ndryshime.
Murrizi: ‘Edhe në konferencën e kryetarëve kërkova pse hezitohet që të futet në rend të ditës, ligji i propozuar nga 27 deputetë për tu shpallur festë kombëtare 21 Janari i Kongresit të Lushnjes i 1920-s. Çfarë sikleti keni? U la detyrë që të kalohej në Komision të Ligjeve. U shty me një javë afat për t’u kërkuar mendimi i akademisë së famshme të shkencave. Nuk e di kujt institucioni tjetër do t’i kërkoni historikun e kësaj ngjarje. O zotërinj deputetë socialist, 26 Nëntori 1912 është dita kur është ngritur flamuri në Durrës dhe më 26 Nëntor 2019 është dita që ra tërmeti fatkeq, po në Durrës. Çfarë do të bëni vitin tjetër? Do ta festoni ngritjen e flamurit në Durrës më 26 Nëntor? Ça sikleti keni me 21 Janarin e 1920-s? Është dita e fillimit të parlamentarizmit shqiptar. Do vini në Lushnje me datë 21? Për çfarë? Argumenti shterpë i atyre që mbrojtët, atë dështimin që keni mbi vete të 21 Janarit të 2011 ishte që nuk paska buxhet dhe ka kosto të madhe financiare e na u shtokan ditët e pushimit. 40 ditë pushim ky Kuvend i ka bërë në Gusht, sa një leje lindje në kohë të kooperativës. Nga nesër fillon pushimet ky Kuvend dhe kthehet pas një muaji më 20 Janar, ju nikoqirllëkët e mëdhenj, ju që kursekeni një ditë pune. Ju keni festë ashureje, festë trahanaje, festë ballokumeje, keni festë pagane, kujt i shërben dita e verës? Çlirohuni nga kompleksi i mashtrimit të 2011-s, 21 Janari është ngjarje historike’
Lajmi kryesor: