21 janari, Gjermania: Duhen
hetime të mëtejshme

21 janari, Gjermania: Duhen<br />hetime të mëtejshme
TIRANË – Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper deklaroi sot se për 21 janarin ka ende nevojë për hetime të mëtejshme. Në një intervistë për seksionin shqip të radios “Deutche Welle” diplomatja gjermane tha se prokuroria është organi i duhur për zbardhjen e së vërtetës së një viti më parë në Tiranë

Znj. Müller-Holtkemper si e vlerëson faktin që edhe pse ka kaluar një vit nga protesta antiqeveritare e 21 janarit, kur u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë ende nuk është zbardhur kjo cështje?

 Pjesë e një procesi ligjor është edhe përcaktimi i një kuadri kohor të përshtatshëm, brenda të cilit drejtësia do të duhet të vendosë. Ju e dini tanimë se Komuniteti Ndërkombëtar i ndjek me shqetësim ato procese gjyqësore, që zvarriten me vite të tëra. Në rastin e ngjarjeve të 21 janarit bëhet fjalë për procese komplekse, të cilat pjesërisht duhet të vazhdojnë të hetohen ende apo për sqarimin e të cilave është marrë edhe ekspertizë teknike e huaj. Lidhur me shkaqjet e vdekjes ekziston tanimë një ekspertizë voluminoze e FBI-së dhe mbetet vetëm të shpresojmë, që të mund të hidhen hapa të mëtejshme duke u nisur nga kjo bazë solide e krijuar. FBI-ja ka mbërritur në konkluzionet e veta mbështetur në ligje të njohura të fizikës. Nëse këta ekspertë nisur prej ligjesh fizike me vlefshmëri absolute, sikurse është ai i gravitetit apo lëkundja e frekuencave të rrjeteve elektrike, kanë mbërritur në përfundime të caktuara, atëherë nuk besoj se në këtë drejtim do të ketë devijime të mëdha –në fund të fundit këtu nuk bëhet fjalë për çështje shijesh.

Në një kohë që nga forcat politike ka qëndrime të ndryshme për rolin e Prokurorisë së Republikës në procesin e hetimit të kësaj ngjarjeje, çfarë mendoni Ju znj. Ambasadore për atë se ç'pritet lidhur me hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje?

 Organi kompetent për hetimet është Prokuroria e Përgjithshme, dhe mbështetur në parimet e shtetit ligjor hetimi duhet të jetë i pandikuar politikisht.

 Sa i rëndësishëm është në procesin e integrimit europian të Shqipërisë profesionalizmi dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë?

Ndërtimi i shtetit ligjor është kriteri më i rëndësishëm në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Në këtë kuptim strategjia e integrimit për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim u përshtat në atë mënyrë, që puna të niste pikërisht me këta kapituj. Por përtej rëndësisë që ka për procesin e integrimit shteti ligjor i shërben bashkëjetesës harmonike të një shoqërie, bashkëpunimit efektiv dhe zhvillimit ekonomik.

(aq/DW/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve