TIRANË - Deputetja e PS, Vasilika Hysi ka komentuar në Facebook mbi vendimin e gjykatës së apelit për të akuzuarit e 21 Janarit.
"A vërtetoi gjykata se përdorimi i armëve të zjarrit ishte “absolutisht i domosdoshem” ndaj 4 viktimave të 21 janarit dhe personave të plagosur? A u hetuan të gjitha rrethanat e veprimit, përfshirë planikimin, kontrollin e veprimeve të kryera dhe organizimin e operacionit të Gardës? A hasi prokuroria pengesa për një hetim të menjëhershëm dhe të arsyeshëm?", pyet Vasilika Hysi.
Sipas saj, dënimi i dhënë sot nga Gjykata e Apelit krijon dyshimin e arsyeshëm se janë injoruar kërkesat e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për të drejtën e jetës dhe praktika e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me përdorimin e armëve të zjarrit në tubime.
"Jam e keqardhur, që gjykatat shqiptare dënojnë më rëndë një të mitur për një vjedhje celulari, sesa një funksionar shteti që vret me armë në tubime publike. Duhet një reformë e thellë në sistemin gjyqësor dhe dhënie fund e politikave penale kaotike dhe në minimumin e dënimit, sa herë që bëhet fjalë për persona që abuzojnë me pushtetin", përfundon komenti i Vasilika Hysit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com