'21 janari' në SPAK, Mark Nika për Report Tv: U hap dera e drejtësisë për Aleksin! U përdorën shtigje procedurale që të mos hetohej

'Një vendim i drejtë', e ka quajtur xhaxhai i Aleks Nikës, vendimin e sotën të Gjykatës së Lartë për t'ja kaluar çështjen e 21 janarit SPAK-ut. Në një intervistë për Report Tv Mark Nika tha se drejtësia e vjetër ka patur aleanca kriminale që pengoi vënien e drejtësisë për vrasjet më 21 janar.

'Gjykata e Lartë e mbështetur nga vendimi i Strasburgut dha një vendim të drejtë dhe çështjen ia kaloi SPAK për hetim. Ky vendim hapi derën e drejtësisë për Aleksin. SPAK me siguri do të respketojë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut dhe të dërgojë para drejtësisë përgjegjësit dhe për të gjitha manipulimet dhe shkeljet.

Edhe drejtësia e vjetër ka pasur aleanca kriminale mes gjykatës dhe prokurorisë. Kanë përdorur shtigje proceduriale që të mos hetohej. Vendimet e Strasburgut janë të detyrueshme.', tha Mark Nika.

 

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Arben Meçe: Zinxhiri i 21 janarit është Berisha, ndërtoi disa skenare! Do hetohen edhe ministrat e tjerë përveç Bashës

 

Analisti Arben Meçe tha në 'Studio Live' në Report TV se për 21 janarin përveç Berishës, do të hetohen edhe ish-ministra të tjerë të përfshirë në skenaret e Berishës për të fshehur gjurmët e vrasjeve shtetërore.

Meçe tha se Basha dhe të tjerë do të jenë pjesë e hetimit të SPAK, pasi çështja i kaloi Prokurorisë së Posaçme nga Gjykata e Lartë. 

'Do ishte absurde që Gjykata e Lartë të ndeshej me vendimin e Strasburgut. Strasburgu e futi në binar drejtësinë shqiptare. Ishte absurde në momentin e parë që SPAK e refuzoi. Të 4 vrasjet dhe plagosjet protokolli tashmë do futen edhe një herë në hetim. Zinxhiri është vetëm një Sali Berisha. Basha ka qenë jashtë skemës ekzekutive. Basha së bashku me një paketë tjetër ministrash, ata të cilët u futën në skenarin që u prodhua stilolaps, puçistët, ngritjen e grupit parlamentar, të gjithë këto u bënë brenda një skenari të poshtër. Ky skenar dështoi falë disa regjistrimeve që dolën se vrasja nuk ishte bërë nga jashtë. Doktorët deklaruan se vrasjet u bënë nga afër. Edhe vetë kryeministri se vrasjet e bënë nga plumbat që nuk i përkasin gardës. Kjo ishte skenari C. Është njerëz që morën pjesë për të ndërtuar këtë skenë qoftë edhe Basha do të jenë pjesë e hetimit. Bashkëpunëtorët janë pjesë e skenarit.', tha Meçe.

Ora 17:27
’21 janari’, gazetari Hoxha: SPAK duhet të nisë hetimin për hetimet e kryera më parë! Berisha e mori vetë përsipër ngjarjen

 

Gazetari Poli Hoxha duke komentuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë për 21 janarin që do të hetohet nga SPAK, tha se fillimisht duket të ketë një hetim të hetimit të bërë vite më parë që solli më pas dënimin qesharak të 2 gardistëve.

Në një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetaren Alda Dodaj në Report Tv, gazetari tha se asokohe kur Berisha ishte kryeministër, qeveria pengoi hetimet e prokurorisë edhe kur kishte vullnet për zbardhjen e krimit shtetëror ku u vranë 4 protestues.

“SPAK duhet të fillojë një hetim për hetimin. Për mënyrën sesi u krye hetimi sepse është rasti sesi pushteti shkatërroi prova, nuk iu bind urdhrave të prokurorisë, nuk lejoi që protagonistët e ngjarjes të administroheshin sipas afateve ligjore.

Deri në 2013-ën, është penguar edhe kur prokuroria kishte vullnet. Ina Rama asokohe bëri gjithçka ishte e mundur por kur është pushteti që kontrollon gjithçka nuk mundet që një prokuror të shoqërojë gjithë zinxhirin komandues të Gardës.

Ne e mbajmë mend shumë mirë kur Berisha e mori përsipër në çdo kuptim atë ngjarje. Arriti deri aty ku doli të thoshte se nuk e dorëzoj gardën tek prokurorja e përgjithshme Ina Rama që e cilësoi si ‘lavire bulevardi’”- u shpreh Hoxha.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori