21 janari, kamerat e Qeverisë
Si dhe kur u fshinë filmimet

21 janari, kamerat e Qeverisë<br />Si dhe kur u fshinë filmimet
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme i dyshua ri kryesor për dhënien e urdhërit për ndërhyrje në server është Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja. Sipas Akuzës ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Lezhja ka urdhëruar një grup personash mes tyre dhe Armand Kasaj për zhdukjen në mënyrë urgjente të filmimeve. Pavarësisht se ai u ka premtuar prokurorisë, se do linte të paprekura filmimet, një gjë e tillë realisht s'ka ndodhur. Nisur nga kjo situatë, për të mbetet e hapur rruga për ta rimarrë në pyetje, me qëllim sqarimin e pozicionit të tij. Armand Kasaj ka pranuar faktin që ai ka qenë administratori i serverit, pra që ka pasur fjalëkalimin. Këtë ai e ka pranuar edhe nga dëshmia e tij dhënë në prokurori, dëshmi që përputhet dhe me ekspertizën e FBI-së, e cila tregon se akses për tu futur në server ka vetëm administratori, pra mbajtësi i fjalëkalimit. Kasaj s'ka treguar se nga e ka marë urdhrin, dhe se me cilët persona ka bashkëpunuar për fshirjen e filmimeve, duke bërë që momentalisht gjithë përgjegjësia penale lidhur me këtë çështje të bjerë në ngarkim të tij.

Fshirjet sipas FBI
Sipas aktit të ekspertimit datë 13 gusht 2011 të kryer nga Departamenti i Drejtësisë, Byroja federale e Hetimit, laboratori i provave dixhitale, ka rezultuar mes të tjerash se:

- Pajisja është formatuar manualisht në datat, 29 prill 2010, ora 15.57, 30 prill 2010, ora 13.33, datë 24 maj 2010, ora 10.59, datë 20 janar 2011, ora 18.54, datë 21 janar 2011 ora 12.14, datë 22 janar 2011, ora 00.51.52, datë 28 janar 2011, ora 12.10.

- Regjistri i veprimeve në të dhënat e regjistruara në DVR ishte kopjuar nga DVR-ja për një organ medie, nëpërmjet portës USB duke përdorur funksionin kopjo të dhënat-data copy. Ky funksion kopjon të dhënat nëpërmjet portës USB në ballinën e pajisjes.

- Në data e mëposhtme janë kopjuar të dhëna duke përdorur metodën kopjo të dhënat: 28 janar 2011, ora 18.15, datë 28 janar 2011, ora 17.26, datë 28 janar 2011 ora 17.25, datë 21 janar 2011, 21.34, datë 21 janar 2011 ora 20.48, datë 21 janar 2011 ora 19.45, datë 21 janar 2011, ora 19.29, datë 21 janar ora 19.28, datë 21 janar 2011, ora 19.26, datë 21 janar 2011, ora 19.26.04, datë 21 janar ora 19.25, datë 21 janar 2011, ora 19.24.

- Regjistri i hyrjeve regjistroi se në datat e mëposhtme është përdorur hyrja automatike e administratorit duke kryer rifillimin e sistemit në datën 21 janar 2011, ora 19.37.08

- DVR ka aftësinë të regjistrojë nga 16 kamera. Kamerat 4, 8, 12, 15 dhe 16 nuk kishin asnjë karakteristikë të rezolucionit apo madhësisë, duke sugjeruar se këto kamera nuk kanë qenë duke regjistruar. Kamerat 1, 3, 5, 7, 13, dhe 14 ishin vendosur në rezolucionin SIF që është 352×288 PAL. Kamerat 2,6,9, 10 dhe 11 ishin vendosur në rezolucionin e terrenit 704×288 PAL. Të gjitha kamerat ishin vendosur të regjistronin me karakteristikat e cilësisë më të lartë që është mirë. Për më tepër të gjitha kamerat ishin vendosur të regjistronin me një shpejtësi të strukturës së plotë që ësghtë 25 pamje në sekondë në secilin kanal.

Në analizë të të dhënave të mësipërme, duket qartë se në këtë pajisje është ndërhyrë menjëherë pas ngjarjeve të datës 21 janar 2011 në orën 19.24 duke kopjuar të gjitha regjistrimet e kamerave të sigurisë. Këto regjistrime nuk i janë vënë në dispozicion organit të prokurorisë, por përkundrazi është informuar ky organ se nuk kishte regjistrime pasi sistemi i kamerave nuk punonte që në fund të vitit 2009. regjistrimet rezulton të jenë kopjuar dhe më pas fshirë duke mbajtur të fshehtë përmbajtjen e tyre dhe aktualisht ende nuk janë vënë në dispozicion të hetimit. Sipas aktit të ekspertimit të kryer nga autoritetet amerikane të drejtësisë, rezulton se kanë qenë më datë 21 janar 2011 në gjendje pune gjithsej 11 kamera, përkatësisht kamerat nr.1, 3, 5, 7, 13, 14, 2, 6, 9, 10 dhe 11. këto kamera sipas aktit të ekspertimit kanë qenë të vendosura për të kryer regjistrime në cilësinë më të lartë dhe kjo provon se këto kamera kanë filmuar dhe pamjet e tyre janë regjistruar në DVR e cila ka rezultuar sipas aktit të ekspertimit se ka qenë në gjendje pune.

Pas kopjimit të të dhënave, pajisjes i është dhënë riformatim rreth orës një pas mesnate duke fshirë në këtë mënyrë të gjitha regjistrimet që ndodheshin në pajisje.

Nga të dhënat deri në këtë fazë të hetimit rezulton se kopjimi i të dhënave të regjistruara nga pajisja DDR është bërë nga personi nën hetim Armando Kasaj që ushtron detyrën e specialistit të IT-së në Kryeministri. Ky person ka bërë kopjimin e pamjeve vizive dhe ky fakt është pranuar prej tij. Nga hetimi ka rezultuar se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim Amarildo Kasaj ka qëndruar në ambientet e kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011. (ah/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ