TIRANE- Mamude Myrtaj, gruaja e Faik Myrtaj, njërit prej viktimave të 21 janarit, ka reaguar pas vendimit që mori Gjykata kundrejt autorit të dyshuar të vrasjes së burrit të saj. Për vrasjen e Faik Myrtaj prokuroria thotë se ka prova se është ish kreu I Gardës Ndrea Prendi.

Në një intervistë të botuar sot në gazetën “shqiptarja.com” zonja shprehet e indinjuar se kjo është një tallje e madhe që i bëhet familjes së saj e sidomos gjakut që i derdhi i shoqi rrugëve të bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

“Ne po i ndjekim lajmet, prononcimet dhe pamjet nga ekrani, ku po shohim dhe skenat se si është ekzekutuar burri im. Prokuroria tha që gjetëm vrasësin, nga ana tjetër Gjykata e lë arrest shtëpie. Ç'duhet të mendoj unë? Si po tallen me ne dhe gjakun e burrit tim. Kjo është absurde. “- thotë Mamude Myrtaj.
(Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Shqiptarja.com)