TIRANE- Pas më shumë se një viti nga demostrata e 21 janarit 2011, prokuroria e Tiranës ka vendosur ti komunikojë akuzën e "Vrasjes në rrethana cilësuese", vetëm dy prej gardistëve dhe jo të gjithëve anëtarëve të grupit të zjarit. Ish-kreu i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo, janë dy gardistët që akuzohet se kanë vrarë demostruesit Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.
Ndërsa për sa i përket zbardhjes së emrit të autorit që vrau shtetasin nga Lezha Aleks Nikaj, grupi hetimor i dosjes 21 janari shprehet se ai nuk është arritur të gjendet. Për rrjedhojë kjo vrasje aktualisht konsiderohet nga prokuroria si pa autor dhe se pritet që shumë shpejt, aktet hetimore që bëjnë fjalë për të, të ndahen në një procedim tjetër, duke vijuar hetimet veçmas. Mësohet se komunikimi i akuzave është bërë dy ditë më parë nga një prokuror dhe dy Oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët kanë shkuar në banesën e Ndrea Prendit, ku i kanë komunikuar këtij të fundit akuzën e "Vrasjes në rrethana cilësuese" të një ose më shumë personave, pasi ai sipas hetuesve rezulton të jetë autor i vrasjes së shtetasit Faik Myrtaj nga Fieri.
E njejta procedurë është ndjekur edhe për rastin e gardistit Agim Llupo, të cilit anëtarët e grupit hetimor i kanë shkuar në ambjentet e burgut 302 në Tiranë, duke i komunikuar akuzën e sipërcituar pasi ai akuzohet direkt për vrasjen e demostruesve Hekuran Deda dhe Ziver Veizi.
Dy të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo skanë preefruar të japin asnjë deklarim pas komunikim të akuzave.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com