21 janari, PD: Rama ka frikë
bërtet “Hetomëni dhe mua”

21 janari, PD: Rama ka frikë<br />bërtet “Hetomëni dhe mua”
TIRANË – Partia Demokratike deklaron se pas gatishmërisë së Ramës për tu hetuar për ngjarjet e 21 janarit, fshihet frika e tij për organizimin e demonstratës së dhunshme. Në një dalje për median, zëdhënësja Albana Mustafaraj tha me deklaratën e një dite më parë, Rama, faktoi se ishte ai që qëndronte prapa pretencës televizive të kryeprokurores Ina Rama.

“Partia Demokratike, i thotë zotit Rama mos u gëzo para kohe se, deklaratat për pafajësinë tënde në organizimin e grushtit të shtetit më 21 janar, i kanë këmbët e shkurtra, madje, ato nuk i beson as edhe ti vetë, ndaj dhe i tronditur bërtisje, - hetomëni, hetomëni”, thuhet në deklaratë.
PD e cilëson si të paprecedentë intervistën televizive prej 90 minutash e Prokurores së Përgjithshme.
“E paprecedent në historinë e një vendi të lire, akuzat e saj për vrasje me dashje ndaj oficerëve të Gardës, që me trimëri, burrëri, heroizmin e tyre mbrojtën rendin kushtetues dhe hodhën në lanë mandatet e ëndërruara të puçistëve, dëshmojnë thjesht urrejtjen por panikun që ka mbërthyer klanin e atyre që, tek përmbysja me dhunë e pushtetit legjitim, kishin vendosur ëndrrën e mandateve të tyre”, tha Mustafaraj.
Partia Demokratike këmbëngul se hetimi i plotë i 21 janarit është zotimi i mazhorancës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset