Plarent Ndreca: Të rigjykohet 21 janari, SPAK duhet ta marrë në dorë çështjen pas vendimit të Strasburgut, e kanë detyrim ta zbatojnë

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca në “Kontrast” më Report Tv tha se 21 janari është një çështje që po “ulëret për drejtësi” sidomos pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Në kushtet kur Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur mospranim të ankimit të familjarëve të të vrarëve, te cilët kundërshtonin vendimin e SPAK për kalimin e çështjes për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, Ndreca tregon arsyet pse duhet ta marrë në dorë çështjen prokuroria e posaçme.

Denis Minga: Nëse do ishit sot prokurori i SPAK si do e merrnit për ta hetuar çështjen e 21 janarit?

Ndreca: Ka një parashikim në kodin e procedurës penale si funksionon çështja e kompetencës. Historiku është kaluar në SPAK, SPAK e ka vlerësuar kompetecën, nuk besoj se e ka vlerësuar drejt. Spak ka njëfarë prioriteti në përcaktimin e kompetencës lëndore. E ka çuar në prokurorinë e Tiranës. Ndoshta i është referuar faktit që ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.

Denis Minga: Pse e refuzoi SPAK?

Plarent Ndreca: S’kam një arsyetim të shkruar pse e ka refuzuar SPAK, nuk e  kam parë pse e ka dërguar për kompetencë në prokurori në e Tiranës. Tashmë në dritën e vendimit të Strasburgut që i thotë qartë se ka mosveprime nga procedurat shtetërore jo vetëm për faj të qeverisë por edhe të procedurave shtetërore. Për çështjen e Aleks Nikës të paktën është e hapur dhe shton autoritetet të hetojnë. Gjykata e Lartë e ka mundësinë për ta rihapur çështjen. Mund të rihapë çështjen e vjetër.

Denis Minga: Cilat mund të ishin versionet e Gjykatës për këtë çështje?

Plarent Ndreca: Rishikimi i çështjes dhe mund ta çojë te prokuroria. Ka prova dhe indicie që janë të përfshirë dhe subjekte të larta që janë kompentencë e SPAK. Vendimi Strasburgut ishte përshkrim shumë i qartë i veprimtarisë historikut faktorëve aktorëve që kanë ndikuar.

Denis Minga: A ka një afat se kur duhet të riahpet çështja për 21 janarin?

Plarent NdrecaAfatin e ngarkon vetë Strasburgu por ka dhe një ndryshim të kodit të procedurës penale që vendoset një ndër kriteret e rihapjes së çështjeve një vendim i Strasburgut dhe ky është rasti. Kanë detyrimin të marrin masa që vendimi i gjykatës së Strasburgut të zbatohet.

Tashmë ka një vendim të gjykatës së Strasburgut që ka përshkruar të gjithë historinë e ngjarjes si ka ndodhur dhe kush janë të metat e hetimit. Përmenden të gjitha momentet ku ka dështuar hetimi për shkak të ndërhyrjeve në hetim, pasivitetit, veprimeve për të penguar hetimin... Përmenden të gjitha në vendim. Të gjitha këto kanë çuar në konkluzionin e Strasburgut që këtu nuk ka pasur hetim të thellë që garanton drejtësi në këtë proces.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Mazhoranca grup pune për drejtësinë? Plarent Ndreca tregon detaje: Strukturim raportimi, s'ka gjë të fshehtë,

 

Deputeti Plarent Ndreca në emisionin “Kontrast” në Report TV është pyetur lidhur me diskutimin e fundit të ngritur nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se PS po të ngrejë komision për të kontrolluar SPAK-un, deklaratë që u cilësua gënjeshtër nga ministrja Elisa Spiropali. Ndreca u shpreh se asnjë prej pushteteve nuk është i pakontrollueshëm dhe bëhet fjalë për një strukturim të raportimit të institucioneve.

“S’ka lidhje me këtë. Ka lidhje me idenë që ka vetë kushtetuta. Parimin check and balance prandaj e ka kushtetuta. Asnjë prej pushteteve nuk është i pakontrollueshëm i pavarur. Secila prej institucioneve të pavarura ka detyrim të raportojë. Ky raportim duhet të jetë i strukturuar. Ka pasur raportim formal por jo të strukturuar.  Strukturimi i këtij raportimi në mënyrë që edhe kuvendi të ketë rolin e tij kushtetues besoj se duhet të jetë më i qartë dhe më i strukturuar mendoj unë por nuk ka ende një dokument të definuar. Nuk ka asgjë për t’u fshehur se nuk bëhen fshehtas”, shtoi Ndreca.

Ora 20:55
21 janari, Lorenc Vangjeli: Vendimi i Strasburgut është detyrues për Shqipërinë, ka fuqinë e ligjit

 

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut ka dalë në një përfundim në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të vitit 2021, i cili u vra nga plumbat e Gardës, ku nënvizohet se ka dy shkelje: që shteti ka përgjegjësi për vrasjen e më pas moszbardhjen e vrasjes.

Analistin Lorenc Vangjeli, në Kontrast në Report Tv ka deklaruar se ky vendim është detyrues.

“Vendimi i gjykatës së Strasburgut është detyrues për shtetin shqiptar. Ka fuqinë e ligjit në Shqipëri vendimi i Strasburgut”, tha ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin