TIRANE- Ish Komandanti I Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish gardisti Agim Llupo kërkojnë pavlefshmëri të akt ekspertimeve mjeko-ligjore për vrasjen e dy protestuesve në 21 Janar Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.
Prokurorët e cështjes i kërkuan sot Gjykatës së Tiranës më shumë kohë për tu përgatitur lidhur me dy kërkesat e reja të mbrojtjes ku të akuzuarit kryesorë kërkojnë rrezimin e një prej provave bazë hetimore.
Gjykata vendosi të thërrasë seancën e rradhës ndaj të pandehurve më 4 qershor.
Në seancën e sotme kanë qënë të pranishëm si ish kreu i Gardës Ndrea Prendi ashtu dhe ish gardisti Agim Llupo.
Shtyrja e procesit gjyqësor ishte dhe për shoferin e Prendit, Margarit Kumen i cili akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës.
Komandati i Gardës së Republikës, Andrea Prendi akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe plagosjen e disa të tjerëve kurse gardisti, Agim Llupo, akuzohet për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit si dhe plagosjen e tre shtetasve të tjerë.
JA REZULTATET E AKT-EKSPERTIMIT MJEKO LIGJOR
Nga këqyrja e viktimës Faik Myrtaj ka rezultuar se: …në indet e buta të qafës, ngjitur me kolonën vertebrale, në hapësirën ndërvertebrale, midis vertebrës “7” cervikale dhe vertebrës së parë torakale është gjetur një predhë arme zjarri, metalike, me ngjyrë bronzi, me formë të çrregullt, me përmasa 14 mm dhe diametër 9 mm. Akti ekspertimit mjeko-ligjor ka konkluduar se në trupin e viktimës, Faik Myrtaj ka një plagë qorre (jo tejshkuese) arme zjarri në gjoks. Vrima kalon nga e djathta në të majtë deri në indet e buta përreth kolonës vertebrale. Vdekja e shtetasit Faik Myrtaj, ka ardhur si pasojë e shokut të rëndë traumatiko-hemorragjik.
"Në përfundim të akt-ekspertimit të predhës së gjetur në trupin e të vrarit Ziver Veizi, janë konstatuar dëmtime. Këto dëmtime kanë ardhur si pasoj e kontaktit të predhës me trupa të huaj para se plumbi ta godas viktimën Veizi. Në predhën 9 mm që ndodhej në trupin e të vrarit, janë konstatuar me anë të këqyrjes mikroskopike rrathë anash predhës.”
Nga këqyrja e viktimës Hekuran Deda, sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor me nr.30 dt. 14.02.2011, është konkluduar se: Në trupin e tij janë evidentuar një plagë tejshkuese e kokës, me vrimëhyrje nga ana e majtë në të djathtë, e shoqëruar me dëmtime kockore në të dy anët e kapakut të kafkës. Kjo plagë është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri. Vdekja e shtetasit Hekuran Deda, ka ardhur nga kontuzioni i rëndë i trurit.
(ns/shqiptarja.com)
.
/Shqiptarja.com