TIRANË – Prokuroria e Përgjithme çon në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 3 të akuzuarit për ngjarjet e 21 janarit.
Sot në mesditë, në Gjykatën e Apelit ka mbërritur kërkesa e organit qëndror të akuzës për të rishqyrtuar vendimin në Gjykatës së Tiranës e cila vendosi arrest shtëpie për ish komandantin e Gardës, Ndrea Prendin, shoferin e tij, Margarit Kume dhe drejtorin e IT të kryeministrisë, Armando Kasaj.
Pak ditë më parë, prokurorja e përgjithshme Ina Rama shprehu pakënaqësi me vendimet që dha gjykata ndërkohë që vetë prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për tre të akuzuarit.

(aq/shqiptarja.com)