21 Janari, Prokuroria:
Nuk ishte grusht shteti

21 Janari, Prokuroria: <br />Nuk ishte grusht shteti
TIRANE- Pak ditë nga 1 vjetori i demonstratës, ku mbetën të vrarë 4 protestues, prokuroria deklaron se 21 janari nuk ishte grusht shteti, ashtu siç e cilësoi kryeministri Berisha dhe shumica në pushtet, ku sipas tij ishin të përfshirë dhe presidenti Topi, e kryeprokurorja Ina Rama.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, bëjnë të ditur për “Shqiptarja.com” se gjatë shqyrtimit të dosjes nuk është gjetur asnjë element për veprën penale të grushtit të shtetit, një veprim i organizuar nga ushtarakët që kanë si qëllim rrëzimin e qeverisë dhe marrjen e pushtetit nga ana e tyre dhe jo rrëzim të qeverisë nga populli.

Nga dosja Prokuroria ka gjetur vetëm elementë të tejkalimit të rregullave të mitingjeve dhe dhunës. Demonstruesit e akuzuar për këtë vepër penale tashmë janë proceduar ndërsa pritet të përfundojë dosja e hetimit për efektivët e Gardës që qëlluan drejt turmës së demonstruesve. Prokuroria pritet të ngrejë dhe një akuzë për manipulim të provave apo të dhënave të hetimit

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur 2 ditë pas 21 janarit formalisht vazhdon të funksionojë. Më 15 dhjetor parlamenti urdhëroi zgjatjen sërish të mandatit të tij. Në këtë komision dha shpjegimet krymenistri Berisha, ndërsa Presidenti refuzoi në mënyrë kategorike paraqitjen, si një shkelje të kushtetutës. Kryeprokurorja shkoi për pak minuta më 2 shkurt. “Unë nuk mund t’u përgjigjem pyetjeve tuaja në funksion të hetimit të këtij komisioni”, deklaroi kryeprokurorja duke lënë më pas sallën.

Gjatë demostratës së organizuar nga Partia Socialiste më 21 janar të këtij viti, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u vranë katër demonstrues dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Për vrasjet e 21 janarit në burg ndodhet vetëm gardisti Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra. Tre viktimat e tjerë janë vrarë Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Për 21 janar Partia Socialiste parashikon të zhvillojë një ceremoni homazh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.(ne foto pamje nga vrasja e Ziver Veizit, 21 janar 2011)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete