21 janari, Prokuroria: Do
apelojmë vendimin e gjykatës

21 janari, Prokuroria: Do<br />apelojmë vendimin e gjykatës
TIRANE- Prokuroria do të apelojë vendimin e masës së sigurisë dhënë dje nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranë për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferit e tij Margarit Kume dhe specialistit të IT-së Armando Kasaj. Për të tre gjykata e Tiranës vlerësoi masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg.

Vendimi është mësuar nga kryeprokurorja Ina Rama dje gjatë konferencës për shtyp. Pyetjes së bërë nga gazetarët sesa vështirë e parashikoni këtë çështje kur të arrestuarit janë në arrest shtëpie dhe jo në burg, Rama u përgjigj: ”Ne do të ndërmarrim hapat tanë ligjor për të kundërshtuar vendimin e gjykatës. Sepse ka qenë jo i drejtë. Hapat e të tjerë do të jenë hap pas hapi. Nuk mund të themi se kjo masë do të ketë këtë impakt. Provat që janë mbledhur për këta njerëz janë të forta të qëndrueshme dhe nuk mund të hidhet poshtë akuza.”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz