TIRANE- Efektivi i gardës së republikës Agim Llupo që prej 1 viti mbahet i izoluar në burg, mbetet i dyshuari kryesor edhe për dy vrasjet e tjera të Aleks Nikaj dhe Hekuran Deda. Mbi Llupon, i cili momentalisht është identifikuar nga prokuroria si njeriu që vrau demostruesin nga Gjirokastra Zivër Veizi, kanë rënë dyshime të arsyeshme se nga automatiku i tij MP5 kanë dalë dhe dy predhat që si pasoja e të cilave gjetën vdekjen shtetasit Nikaj dhe Deda.

Këto dyshime lindin si pasojë e disa provave të administruara në dosjen penale të 21 janarit, ku sipas burimeve pranë akuzës predha e gjendur në kokën e Nikaj, ka ngjashmëri minimale me vjaskat e tytës së automatikut MP5 të përdorur nga i dyshuari Agim Llupo. Kjo për shkak se dhe predha është cilësuar nga ekspertët e laburatorit shkencor të FBI si e dëmtuar në masën 90 për qind.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com