TIRANE- Prokuroria e Tiranës stërhiqet nga qëndrimi i saj për të futur në burg gardistin Margarit Kume dhe shefin e IT-së në kryeministri inxhinierin Armand Kasa. Kërkesa e prokurorisë, është paraqitur dy ditë më parë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë ku ka kërkuar prishjen e dy vendimeve të gjykatës së Tiranës dhe Apelit dhe caktimin e masës së "arrestit në burg" për dy personat e përmendur më lart. Në kërkesën e saj prokuroria pretendon se ekzistojnë prova të mjaftueshme që Margarit Kume dhe Armand Kasa janë implikuar në veprat penale të "Kryerjes së veprimeve që pengojnë nxjerjen e së vërtetës" dhe "Shpërdorimit të detyrës". Në analizën e provave, organi i akuzës nënvizon se dy vendimet e parë të gjykatës janë të padrejtë dhe të dhënë në kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë ata duhet të rëzohet duke lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë për futjen në burg të dy personave të arrestuar lidhur me ngjarjen e 21 janarit
MARGARIT KUME
Momentalisht efektivi i Gardës së Republikës Margarit Kume ndodhet me masën e sigurisë detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Martin Hiçka. Pas rëzimit të masës së arrestit shtëpiak nga gjykata e Apelit, gardisti Kume është rikthyer sërisht në punë pranë Gardës së Republikës. Mësohet se gjatë deklarimeve të tij të dhëna në prokurori, Kume është shprehur se ai nuk dinte asnjë gjë çfarë ishte bërë me pistoletën e tij, pasi atë e kishte dorëzuar në depon e armatimit. Kume tregon se armën ja ka dhënë gardisitit Mark Ndoj, i cili më pas e ka regjistruar këtë armatim si të depozituar. Ndërkohë që tjetër gjë pretendon prokuroria e Tiranës, e cila ngreh dyshime të forta se shoferi personal i komandantit të Gardës Ndrea Prendi, ka bërë ndryshimin e tytave të armëve përpara se ato të dorëzoheshin në depon e armatimit. Prokuroria nuk e përcakton me imtësi se në çfarë periudhe ka ndodhur një gjë e tillë, por shton se fakti që janë gjendur tytat e ndryshuara, ku nga njëra kanë dalë 11 plumba dhe nga tjera asnjë, të ngreh dyshimin e arsyeshëm se Margarit Kume ka dhënë pëlqimin për ndryshimin e tytave. Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Tiranës i kërkon Gjykatës së Lartë që të caktojë masën e sigurisë arrest me burg ndaj gardistit Margarit Kume.
INXHINIERI KASA
Specialisti i IT-së në kryeministri, tashmë gëzon lirinë e tij, duke u paraqitur në abjentet e prokurorisë vetëm 1 herë në një periudhë 3 javore. Edhe për këtë të dyshuar si autor të fshirjes së pamjeve filmike, prokuroria ka kërkuar futjen e tij në burg, për shkak se ekzistojnë prova të mjaftueshme që ai ka bërë kopjimin e pamjeve filmike dhe më pas riformatimin e serverit qëndror, prej nga janë fshirë të gjitha pamjet e rregjistruara nga 16 kamerat e instaluara në godinën e kryeministrisë. Kasaj në ansjë moment ska pranuar akuzën e prokurorisë, duke pohuar se kishte bërë vetëm një kopje të filmimeve të një kamereje, të cilën ja ka dorëzuar sekretarit Gjergj Lezhja dhe shefes së analizës në Gardën e Republikës Ervina Osmani. Ndërkohë që në dëshminë e tij, Armand Kasaj ka pohuar se në dhomën ku ndodhej serveri ishin të pranishëm dhe efektivët e gardës Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj dhe drejtori i personelit në kryeministri Arben Shkodra. Pavarësiht këtyre pretendimeve, prokuroria e Tiranës kërkon nga Gjykata e Lartë kthimin në burg të Kasa, pasi e shikon të arsyeshme se ai mund të vashdojë të ndikojë për prishjen e provave.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com