21 janari, prokuroria shtyn
hetimin edhe për 3 muaj

21 janari, prokuroria shtyn<br />hetimin edhe për 3 muaj
TIRANE- Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e një "Grushti shteti", i ngritur me urgjencë vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, mbrëmjen e 21 Janarit 2011, pas vrasjeve të 4 qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, duke shkelur çdo ligj, nuk kanë raportuar asnjëherë për punën e tyre në Kuvend dhe Komisionin e përhershëm të Sigurisë Kombëtare, pranë tij", thotë për "Shqiptarja.com", anëtari i këtij komisioni, deputeti Ilir Gjoni.

Ndërkohë sipas burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithëshme, hetimi për vrasjen e katër demostruesve, është shtyrë edhe 3 muaj të tjerë. Mësohet se shtyrja e hetimit, është bërë sepse nga lababoratori i FBI, në Shtetet e Bashkuara, ende nuk ka mbërritur dokumentacioni i plotë për ekspertizën e serverit të Kryeministrisë, ku besohej se rruheshin ende pamjet filmike të pasdites tragjike të 21 Janarit.

Sipas prokurorëve të çështjes, ka mbërritur vetëm konfirmimi, se ato janë fshirë deri në orën 24.00 të asaj nate. Gjithashtu nga organi i akuzës, bëhet e ditur të ditur se, gjatë shqyrtimit të dosjes nuk është gjetur asnjë element për veprën penale të grushtit të shtetit, por vetëm elementë të tejkalimit të rregullave të mitingjeve dhe dhunës. Demonstruesit e akuzuar për këtë vepër penale tashmë janë proceduar ndërsa pritet të përfundojë dosja e hetimit për efektivët e Gardës që qëlluan drejt turmës së demostruesve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat