TIRANE-  Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Kuvendit tu heqë imunitetin tre deputetëve të PS-së, Tom Doshi, Taulant balla dhe Besnik Baraj si organizatorë të tubimit të paligjshëm, në 21 janar 2011 para selisë së kryeministrisë.

Në kërkesën e firmosur nga prokurorja e përgjithshme, Ina Rama evidentohen disa të dhëna të marra nga telafonat celularë, ku Doshi apo Balla orientonin demonstruesit përpara kryeministrisë, ndërsa deputeti Baraj, akuzohet se nuk mori masa për tubimin, që më pas degjeneroi në vrasje dhe dhunë. Kërkesën për procedim penal për deputetët kryeprokurorja Rama, e bëri publik 3 ditë më parë kur kërkoi lejen e Kuvendit për të kryerjen e disa veprimeve hetimore.

Gazeta "shqiptarja.com" publikon kërkesën e prokurorisë drejtuar Kuvendit për deputetët Taulant Balla, Besnik Baraj dhe Tom Doshin. Zbardhen gjithashtu dhe mesazhet e protuestuesve me organizatorët e mitingut.( ne foto deputeti PS, Tom Doshi me 21 janar 2011)
(sg/shqiptarja.com)