21 janari, Rama: Prokuroria
të mos tërhiqet nga presionet mafioze

21 janari, Rama: Prokuroria<br />të mos tërhiqet nga presionet mafioze
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të mos tërhiqet nga presioni mafioz dhe të kryejë detyrën kushtetuese duke vendosur autorët dhe urdhëruesit e 4 vrasjeve të 21 janarit para drejtësisë.

“Prokuroria të mos tërhiqet nga presionet mafioze dhe të kryejnë detyrën, Pavarësisht pengesave dhe provave të manipuluara nga vrarësit.
Prokuroria të punojë për të nxjerrë para gjyqit vrasësit dhe urdhëruesit. I tërë populli shqiptar merton të dijë të vërtetën”- deklaroi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit PS.

“21 janarin nuk do ta harrojmë kurrë deri kur të bëhet drejtësi dhe të lehtësohen plagët e tmerrshme të familjeve të 4 viktmave”- tha Rama duke shtuar se
Vrasësit me uniformë shtetërore janë të lirë ndërsa urdhëruesit janë ende në pushtet dhe sado të vonojë drejtësia nuk do të mungojë”

Rama i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në ceremoninë homazh që do të zhvillohet më 21 janar në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?