21 Janari, Rama: S’ka drejtësi
vrasësit janë në pushtet

21 Janari, Rama: S’ka drejtësi<br />vrasësit janë në pushtet
TIRANË – Në prag të njëvjetorit të 21 janarit, kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se vrasësit e 4 viktimave janë të lirë, madje qeverisin vendin. Nëpërmjet blogut të tij zyrtar në internet kreu i PS thekson se autorët e ngjarjes së 21 janarit e kanë kthyer pushtetin gjyqësor në varrmihësin e krimeve të tyre.“...tek po mbushet viti i vrasjeve të 21 janarit vrasësit enden të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin familjet e vrarëve pyesin të dëshpëruar kur do të vendoset drejtësia, për vrasjen e njerëzve të tyre, prokuroria endet në labirintin e provave të manipuluara dhe gjurmëve të fshira, opozita ngulmon tek domosdoshmëria e drejtësisë, ndërkombëtarët presin në heshtje rezultatet e një hetimi që pa qëndrimin pa ekuivok të botës demokratike ndaj masakrës së 21 janarit nuk do të çojë askund deri kur janarët t’i gjejnë në pushtet ata që urdhëruan vrasjet, të cilët pushtetin gjyqësor e kanë kthyer në varrmihësin e krimeve të tyre”, deklaron Rama në Blog.
Shkrimin e shoqëron një fotografi e zgjedhur enkas nga kryetari i socialistëve. Në krah të qëndrimit për 21 Janarin, kreu i PS-së ka vendosur një foto të artistit Gerhard Ritcher e cila është ekspozuar në Londër këto ditë. Ajo titullohet “Man shut down” (burri i vrarë) dhe tregon një njeri të vrarë, i cili gjendet i shtrirë në tokë dhe i gjakosur.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?