TIRANE - Gjykata e Apelit zgjodhi sot anëtarët e trupës gjykuese për dosjen e 21 Janarit, pas apelimit që ju bë vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila dha pafajësi për dy të akuzuarit, ish-komandantin Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.

Pas shortit të hedhur në Gjykatën e Apelit, Astrit Haxhialushi do të kryesojë trupën gjykuese, ndërsa dy anëtarët e tjerë u zgjodhën Tom Ndreca dhe Fatos Qato.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili i dha pafajësi Prendit dhe Llupos si të akuzuarit kryesorë për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë protestave të opozitës para kryeministrisë më 11 janarin e dy viteve më parë, u ankimua nga organi i akuzës e cila kërkon dënim për dy të pandehurit.

Apelimi u bë nga Prokuroria një javë pas shpalljes së vendimit nga trupi gjykues i kryesuar nga Besnik Hoxha, që i dha pafajësi Agim Llupos dhe Ndrea Prendit. Prokuroria kishte kërkuar respektivisht dënimin me 25 dhe 23 vjet burg.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)