VIDEO/ Kombëtarja dominon Moldavinë për Euro 2024, kuqezinjtë shënojnë 2 gola në 'Air Albania'! Sylvinho debuton me tri pikë në Tiranë

FT/ Shqipëri 2 - 0 Moldavi (Asani 52', Bajrami 76')

Euro 2024, grupi E

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 me Moldavinë në "Air Albania". Për grupin E kualifikues të Euro 2024, kuqezinjtë iu falën golave të Asanit në të 52 minutë dhe Bajramit në të 76 minutë. "Shqiponjat" marrin fitoren e parë në ndeshjen e dytë në grup, teksa pas humbjes me Poloninë në Varshavë, Sylvinho debuton me tri pikë në Tiranë. 

Pjesa e parë nisi me dominimin e tanëve, teksa në të 21 minutë ishte Sokol Cikalleshi që tronditi traversën mike nga jashtë zone. E majta e kavajasit u stampua në shtyllë, teksa kuqezinjtë patën disa raste shënimi edhe me Bajramin dhe Uzunin. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa gjithçka iu la fraksionit të dytë.

Në të 52 minutë ishte Jasir Asani që me të majtë shtangu portierin mik nga jashtë zone, për të zhbllokuar ndeshjen. Edhe pas këtij momenti tanët vijuan me sulmet dhe Nedim Bajrami në të 76 minutë shënoi golin e dytë pas asistit të Asllanit. Me këtë sukses, Shqipëria mban vendin e tretë në grup me tri pikë pas dy ndeshjeve. Kuqezinjtë luajnë në datën 20 qershor në transfertë kundër Ishujve Faroe, me fitoren që është detyrim për këtë grup. Pas fitores 0-3 me Ishujt Faroe, Çekia mban vendin e parë në grupin E.

Komentet kryesore:

90+5' Mbyllet ndeshja, Shqipëria fiton 2-0 me Moldavinë.

76' Shqipëri 2-0 Moldavi. Nedim Bajrami përfiton nga asisti i Asllanit dhe shënon golin e dytë për Shqipërinë.

67' Shqipëria bën dy zëvendësime, dalin Bare dhe Asani, në lojë Asllani dhe Mehmeti.

52' Shqipëri 1-0 Moldavi. Jasir Asani kalon kuqezinjtë në avantazh, supergol nga hyrja e zonës. Festë në stadium nga tifozët.

46' Fillon pa zëvendësime pjesa e dytë.

45+2 ' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

22' Mario Mitaj merr karton të verdhë për simulim në zonë.

21' Cikelleshi provon nga jashtë zone dhe godet traun e portës.

8' Bajrami godet për tanët, ndal Rata.

1' Nis ndeshja në Tiranë.

Renditja e grupit E:

Pragndeshja/ Përballja ka "nisur" pesë orë më përpara, me grupimin "Tifozat Kuq e Zi" që kanë nisur festën në rrugët e Tiranës. Një pjesë e anëtarëve që janë nga të gjitha trojet shqiptare shihen në sheshin "Gjergj Kastrioti" duke kënduar këngë patriotike. Nisur dhe nga situata në veri të Kosovës dhe konflikti me Serbinë, TKZ dëgjohen duke thënë ''Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica", kjo si vargjet e një kënge patriotike.

Trajneri Sylvinho edhe në bazë të protokolleve të UEFA ka bërë përzgjedhjen e 23 futbollistëve ku do mbështetet në mbrëmjen e sotme. Tre lojtarët e lënë në tribunë për këtë ndeshje janë portieri Simon Simoni si dhe mbrojtësit Adrian Bajrami dhe Andi Hadroj. Braziliani ka ftuar disa lojtarë më shumë për duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, me tre emrat më sipër që janë të sakrifikuar. Këtë sfidë e gjykon holandezi Dennis Higler. Kujtojmë se për këtë duel mungojnë Broja, Kumbulla, Gjasula dhe Balliu për shkak të dëmtimeve.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Berisha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Moldavia (5-3-2): Railean, Posmaç, Mudraç, Craciun, Reabçiuk, Baboglo, Revenço, Rata, Motpa, Damaskan, Nikolaesku Trajner: Serghei Clescenco

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Pas fitores ndaj Moldavisë, tifozët kuqezi shpërthejnë në festë, ja pamjet nga atmosfera në ‘Air Albania’

 

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 me Moldavinë në "Air Albania". Pas fitores në stadiumin ‘Air Albania’ tifozët kanë festuar bashkë me futbollistët e kombëtares, ndërsa atmosfera në stadium ka qenë elektrizuese.

Për grupin E kualifikues të Euro 2024, kuqezinjtë iu falën golave të Asanit në të 52 minutë dhe Bajramit në të 76 minutë. "Shqiponjat" marrin fitoren e parë në ndeshjen e dytë në grup, teksa pas humbjes me Poloninë në Varshavë, Sylvinho debuton me tri pikë në Tiranë. 

Ora 22:21
VIDEO/ Nedim Bajrami dyfishon për Kombëtaren

1687033639_nedimbajrami.jpeg

76' Shqipëri 2-0 Moldavi. Nedim Bajrami përfiton nga asisti i Asllanit dhe shënon golin e dytë për Shqipërinë.

Ora 21:56
VIDEO/ 'Shpërthen' festa në Tiranë, Jasir Asani shënon supergol për Kombëtaren

52' Shqipëri 1-0 Moldavi. Jasir Asani kalon kuqezinjtë në avantazh, supergol nga hyrja e zonës. Festë në stadium nga tifozët.

Ora 21:12
VIDEO/ Traversë nga 20 metra, Cikalleshi trondit moldavët

21' Shqipëri 0-0 Moldavi. Sokol Cikalleshi lëshon një të majtë nga jashtë zone, me sferën që stampohet në traversë. Rast i mirë për tanët.

Ora 20:56
I shoqëruar nga Zaho dhe bashkëshortja, Edi Rama ndjek në stadium Kombëtaren (VIDEO)

 

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në "Air Albania". Prezent në stadium është edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. I shoqëruar nga djali i vogël Zaho dhe bashkëshortja Linda, Rama këtë herë ndjek nga tribuna VIP Kombëtaren.

 
Ora 20:52
VIDEO/ Me dorën në zemër dhe himnin në buzë, lojtarët e Kombëtares këndojnë njëzëri


Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në "Air Albania". Himni kuqezi është kënduar nga gjithë stadiumi, ndërsa lojtarët e Kombëtares kanë qenë me dorën në zemër dhe himnin në buzë.

Ora 20:28
VIDEO/ Tifozët mbushin 'Air Albania-n', ia marrin këngës: Për Kosovë e për Shqipëri

 

Atmosferë fantastike e shoqëruar me këngë patriotike dhe mbështetje për djemtë e Kombëtares. Kjo është situata 30 minuta para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë që zhvillohet sot në 20:45 në "Air Albania", e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro 2024. Të gjitha biletat për këtë duel janë të shitura, me pritshmëritë që janë të mëdha për tri pikë nga tanët.

Ora 19:38
1 orë e gjysmë përpara, nis futja e tifozëve në 'Air Albania' (VIDEO)

 

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në "Air Albania". Stadiumi do jetë i mbushur 100 përqind, teksa për këtë duel janë shitur të gjitha biletat. Futja e tifozëve në stadium ka nisur më shumë se një orë e gjysmë përpara, me tifozët që vijojnë të jenë në radhë për të zënë vendet e tyre. Atmosfera në stadium pritet e zjarrtë për një duel ku kërkohen tri pikët.

 
Ora 19:15
FORMACIONET ZYRTARE/ Kombëtarja kërkon tri pikët në shtëpi, Shqipëri sulmuese kundër Moldavisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në "Air Albania". Sfida është e vlefshme për grupin E kualifikues të Evropianit 2024, teksa janë shitur të gjitha biletat për mbrëmjen e sotme. Interesit maksimal i është përgjigjur edhe trajneri Sylvinho, që ka hedhur në fushë një formacion sulmues.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni, Cikalleshi

Ora 18:30
Sylvinho zgjedh 23 futbollistët anti-Moldavi, tre emrat që mbeten sot në tribunë


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në "Air Albania". Trajneri Sylvinho edhe në bazë të protokolleve të UEFA ka bërë përzgjedhjen e 23 futbollistëve ku do mbështetet në mbrëmjen e sotme. Tre lojtarët e lënë në tribunë për këtë ndeshje janë portieri Simon Simoni si dhe mbrojtësit Adrian Bajrami dhe Andi Hadroj. Braziliani ka ftuar disa lojtarë më shumë për duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, me tre emrat më sipër që janë të sakrifikuar.

Ora 17:53
Kombëtarja ndryshon 'look', brenda dhomave të zhveshjes së Shqipërisë (VIDEO)


Në "Air Albania" gjithçka duket gati për të mirëpritur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e programuar për sot në 20:45. Dueli vlen për grupin E kualifikues të Europianit 2024. Me fanellat kuqezi dhe me një "look" të ri në dhomat e zhveshjes, gjithçka është gati, teksa në stadium do jenë më shumë se 21.500 tifozë.

Ora 15:52
VIDEO/ Ndeshja e Kombëtares 'fillon' 5 orë përpara, TKZ: Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica

 

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në "Air Albania". Përballja ka "nisur" pesë orë më përpara, me grupimin "Tifozat Kuq e Zi" që kanë nisur festën në rrugët e Tiranës. Një pjesë e anëtarëve që janë nga të gjitha trojet shqiptare shihen në sheshin "Gjergj Kastrioti" duke kënduar këngë patriotike. Nisur dhe nga situata në veri të Kosovës dhe konflikti me Serbinë, TKZ dëgjohen duke thënë ''Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica", kjo si vargjet e një kënge patriotike.

 
 
S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 18/06/2023 07:32

    Bravo,fitum,po m'duket se nuk beme ndonjee loje t'bukur.Lojtaret cope cope,futja kot,mbanin topin shume.Me ekipe te tjera,po vazhdum keshtu,nuk kemi gjë ne vijë.Trajneri duhe me bo ekip,ka shume pune.

    Përgjigju
  • OMG: 17/06/2023 20:42

    Nuk e kuptoj pse vijne tifoze nga Kosova dhe perdorin ndeshjen e Shqiperise per politika nacionaliste? Ngelin tifozet Shqiptare pa bileta prej ketyre kukullave te Albin komunistit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'