Tre ceremoni për 21-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina lule tek varri i të atit, shtrëngon duart me Bashën, Meta: Pluralizëm me çdo çmim

Me rastin e 21-vjetorit të vrasjes së themeluesit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, politika shqiptare ka kryer homazhe në nder të tij, tek monumenti ku u vra dhe tek varri ku prehet pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari u vra më 12 shtator të vitit 1998, në Tiranë pranë ish-selisë së Partisë Demokratike. Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës.

Homazhe tek varri ku prehet Azem Hajdari tek Varrezat e Dëshmorëve, në nder të tij ka mbajtur Kuvendi i Shqipërisë me në krye nëkryetaren Vasilika Hysi. Po ashtu pjesmarrë ishin përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare. E para që ka vendosur lule tek varri i Azem Hajdarit ka qenë e bija e tij, deputetja Rudina Hajdari. Deputetja ka deklaruar se në këto vite tranzicion nuk janë arritur shumë gjëra dhe se kriza vijon për shkak të paqëndrueshmërisë politike në vend.

Ndërkohë homazhe ka patur edhe tek memoriali ku u vra Azem Hajdari, pranë ish-selisë blu. Tek momoriali kanë kryer homazhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike se bashku me familjarët e Azem Hajdarit. Lideri i opozitës, Lulzim Basha pasi ka kryer homazhe tek varri i Hajdarit ka mbajtur edhe një fjalim për mediat. Basha ka thënë se amaneti dhe sakrifica e Hajdarit janë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane.

"Ka ardhur koha që rinia shqiptare ta mbyllë tranzicionin dhe të hapë rrugën e vlerave, demokracisë, lirisë dhe barazisë para ligjit. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin dhe qindra të tjerë" ka thënë Basha ndër të tjera.

E para që ka vendosur lule tek varri i Azem Hajdarit ka qenë e bija e tij, deputetja Rudina Hajdari.

Po ashtu edhe Presidenti Meta pak para PD vendosi një kurorë me lule tek memoriali i Azem Hajdarit pranë ish-selisë së PD. Meta ka deklaruar se rruga që Azem Hajdari e vendosi Shqipërinë, për zgjedhje pluraliste të lira dhe të ndershme duhet mbrojtur me çdo kusht.

Ndërkohë PD pas homazheve të memoriali i Hajdarit kanë shkuar edhe tek varri i tij pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Hajdari është nderuar me një sërë medaljesh presidenciale.  Ai ishte ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, po ashtu njihet si themeluesi i pluralizmit politik në vendin tonë.

Për sa i përket vrasjes së tij që konsiderohet edhe si 'Vrasja e Shekullit' janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar 21 vite kjo ngjarje që tronditi Shqipërinë është ende e mbuluar me mister.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Basha te familja Hajdari krah dy djemve, mungon Rudina (FOTO)


Pas ceremonisë te memoriali dhe varrezat Lulzim Basha me Sali Berishën, Bujar Nishanin dhe eksponentë të tjerë të PD-së kanë shkuar në familjen Hajdari. Në foto duken Fatmira Hajdari me dy djemtë, por mungon vajza, Rudina Hajdari.

Ora 12:27
Ndahet politika dhe familja, tre ceremoni të ndryshme për Azem Hajdarin


Ditën e sotme me rastin e përkujtimit të 21-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit janë zhvilluar tre ceremoni të ndryshme duke ndarë politikën, por edhe familjen.

Deputetja Rudina Hajdari, vajza e liderit të lëvizjes Studentore të Dhjetorit të '90 vendosi që të shkonte fillimisht në ceremoninë e Kuvendit te varrezat e dëshmorëve ku ishin të pranishëm edhe n/kryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, deputetja tjetër socialiste Mimi Kodheli, por edhe deputetë të opozitës së re.

Më pas Rudina Hajdari ishte krah Berishës e Bashës si dhe familjes tek memoriali pranë ish-selisë së PD-së. Ndërkohë që më pas shkoi sërish te varrezat e dëshmorëve më familjen dhe drejtuesit e PD-së. Ndërkohë që presidenti Meta i zhvilloi homazhet te memoriali.

Ora 12:25
Rudina Hajdari përkujton të atin me mesazhe politike: Tranzicioni, shumë pak avantazhe për shkak të paqëndrueshmërisë politike


Më anë të një postimi në rrjetet sociale, e bija e Azem Hajdarit ka përkujtuar babanë e saj të ndjerë me disa mesazhe politike.
 
Deputetja Rudina Hajdari ka thënë se edhe pse pas 21 vitesh që nga vrasja e babait të saj që e konsideron si një hero të demokracisë, vendi ynë vijon të ketë kriza që nuk janë zgjidhur.

Ndër të tjera Hajdari shkruan se Azem Hajdari mbetet frymëzim i madh besimi tek sistemi i demokracisë. Në fund Rudina Hajdari shkruan se të rinjtë janë ende në kohë dhe kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.

Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cënohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes Evropiane.

Ora 12:16
Basha e Berisha homazhe për Azemin, krah… Rudinës (FOTOT)

Partia Demokratike zhvilloi homazhe në nderim të Azem Hajdarit. Të pranishëm ishin kreu i PD, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, si dhe familja Hajdari.

Sakaq, e pranishme është edhe Rudina Hajdari, e cila duket se nuk ka refuzuar të jetë pjesë e homazheve për të atin, ndonëse nuk është më pjesë e kësaj force politike, pasi vendosi të mos djegë mandatin.

Ora 10:29
E përjashtoi nga PD-ja, Basha shtrëngon duart me Rudina Hajdarin te memoriali i Azemit


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shtrënguar duart me vajzën e Azem Hajdarit në ceremoninë që u zhvillua te memoriali pranë ish-selisë së blu. Kryedemokrati e përjashtoi nga partia vajzën e Azem Hajdarit pasi nuk iu bind urdhrit për të djegur mandatin. Megjithatë paraditen e sotme, Basha ka takuar vajzën e Heroit të Demokracisë te ceremonia që u zhvillua te memoriali.

Ora 10:27
Basha te memoriali i Azem Hajdarit: Do të çojmë në fund amanetin e tij (VIDEO)

Lulzim Basha pas ceremonisë përkujtimore në memorialin e Azem Hajdarit deklaroi se amaneti dhe sakrifica e tij janë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane."Sot shqiptarët anembanë nderojnë Azem Hajdarin, liderin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, kreun e Komitetit Nismëtar, themelues të partisë së parë pluraliste, të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i cili u vra mizorisht nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit bashkë me shoqëruesin e tij, Besim Çerja më 12 shtator 1998.

Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zotër të fateve tyre, të një Shqipërie me politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët të jenë para drejtësisë dhe prapa hekurave dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë me votë të lirë e të ndershme si më të mirët dhe më të aftët për të marrë barrën e përgjegjësive dhe për ta çuar atë drejt finalizimit me sukses.

Sot në këtë 21 vjetor akoma është aktuale plaga e hapur më 12 shtator 1998. Krimi vazhdon të ketë uniformat, mbrojtjen dhe postet shtetërore. Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ekonomikisht, të jenë pa punë, të kërkojnë shpëtim rrugëve të botës, për shkak të një pushteti që nuk buron nga vota dhe nuk shpreh vullnetin e qytetarëve, por buron nga krimi dhe korrupsioni dhe i shërben krimit dhe korrupsionit.

Ndaj e sotmja është, po kështu, edhe një thirrje për bashkim, mes gjithë shqiptarëve të ndershëm, demokratëve, opozitarëve dhe socialistëve të ndershëm, që kurrë nuk e kanë pranuar dhe nuk mund ta pranojnë politikën e lidhur me krimin dhe vjedhjen me ligj si politikën e vetme për t’u bërë bashkë dhe për të hapur bashkë rrugën e Shqipërisë si e gjithë Evropa.

21 vjet pas sakrificës sublime të liderit të studentëve të dhjetorit 1990, ka ardhur koha që rinia shqiptare dhe gjithë shqiptarët e bashkuar, ta mbyllin siparin e dhimbshëm të tranzicionit dhe të hapim rrugën e vlerave të demokracisë, të lirisë, të barazisë para ligjit dhe të mundësive të barabarta për çdo shqiptar. Ky është dhe nderimi më i madh për Azem Hajdarin dhe për dhjetëra e qindra të tjerë të sakrifikuar në altarin e lirisë dhe demokracisë" tha ai.

Ora 10:20
Homazhet tek memoriali i Azem Hajdarit/ Përlotet ish-lideri i PD, Sali Berisha (VIDEO)

Ish lideri i PD, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në ceremoninë përkujtimore tek memoriali ku u vra themeluesi i PD, Azem hajdari. Berisha në një moment është kapur nga kamerat teksa sytë i kishte të përlotur. 

Ora 10:19
Familjarët vendosin kurora me lule tek memoriali i Azem Hajdarit (VIDEO)

Bashkëshortja dhe fëmijët e Azem Hajdari kanë vendosur kurora me lule tek memoriali ku vra themeluesi i PD. Pas tyre kurora me lule dhe homazhe kanë kryer edhe përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike.

 

Ora 10:12
21 vite nga vrasja e Azem Hajdarin, Basha dhe Berisha nisin homazhet tek memoriali ku u vra heroi i Demokracisë (VIDEO)

Partia Demokratike ka nisur homazhet tek memoriali ku u vra heroi i Demokracisë, Azem Hajdari pranë ish-selisë së PD në Tiranë. Pranë memorialit janë mbledhur dhjetra familjarë, politikanë, deputetë e njerëz ta afërm të Hajdarit. Po kështu për homazhet në nder të Hajdarit ka mbërritur edhe kreu i PD, Sali Berisha dhe ish lideri i PD Lulzim Basha.

 

Ora 09:24
Meta kurorë me lule tek memoriali i Azem Hajdarit: Rruga që ai vendosi vendin duhet mbrojtur me çdo çmim (VIDEO)

Si sot 21-vjet më parë u vra heroi i  Demokracisë Azem Hajdari. Për të nderuar figurën e politikanit të shquar të pluralizmit shqiptar, Presidenti Meta ka vendosur një kurorë me lule pranë memorialit të Azem Hajdarit pranë ish-selisë së PD në Tiranë.

Meta ka deklaruar se Hajdari e vendosi vendin në rrugën e zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë kollona e çdo sistemi politik. Më pas Meta ka thënë se këtë rrugë duhet ta mbrojmë me çdo çmim.

"Meta: Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimin e përjetshëm të Azem Hajdarit. Liderit të Lëvizjes Studentore, që soli pluralizmin. Ajo është lëvizja më e rëndësishme e vendit tonë. E vendosi vendin tonë në rrugën e duhur.  Pluralizmit politike dhe zgjedhjeve te lira të ndershme që janë kollona e çdo sistemi politik dhe që duhen mbrojtur natë e ditë dhe me çdo çmim"  tha Meta.

Ora 09:19
Nisin homazhet tek varri i Azem Hajdarit/ E bija, Rudina Hajdari vendos e para kurorën e luleve (VIDEO)

Kanë nisur homazhet për heroin e Demokracisë Azem Hajdari, tek Varrezat e Dëshmorëve. Epara që ka vendosur kurorën me lule pranë varrit të Azem Hajdarit ka qenë e bija e tij, deputetja Rudina Hajdari.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TTT: 12/09/2019 17:10

    Bajga!

    Përgjigju
  • Diku: 12/09/2019 16:38

    Qenia njerezore me keto foto tregon se paturpesia dhe pafytyresia nuk paska limit. Keta te gjithe qe jane ne keto foto jane te mjere. Me keto foto populli duhet te qendroj i qete dhe i forte rreth familjeve te veta se pavaresisht veshtiresive ne jete, nuk duhet te shkoj ne kete nivel kaq te ulet njerezor.

    Përgjigju
  • Tutu: 12/09/2019 12:53

    Ja futks Luana Vjollces gruaja e Azemit... prit kur te beje ndonje videoklip...respekt per te bijen..!!!

    Përgjigju
    • Unë: 12/09/2019 14:44

      Hahahahaha e fortë kjo

  • nji Show shkerdhatash atishqiptare: 12/09/2019 12:52

    kulmi e pabesuhme kriminelet maskarenjte me te pafytyre te politikes shqiptare , vazhdoje ti shesin Show popullit me KOQE qe ka par donjiher Njerezimi Shqiperia duhet shperngulur ne Arabistan sepse nuk i lidh asgje me Ballkani e akoma me pak me Europen !

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 12/09/2019 12:22

    E pabesueshme ! Sali Berisha nuk merr pjese ne homazhet per Azem Hajdarin

    Përgjigju
  • Populli: 12/09/2019 10:52

    Na hapen barkun keta felliqsira,Sali Krimineli,Luli,Ilir Meta intriganti lule tek varri o Zot c'fare hipokrizie,njerez funderrina te pa vlere qe nuk i duhen me as dreqit.

    Përgjigju
  • Orli: 12/09/2019 10:41

    “Perlotet SVB sali vuk berisha”!! Epo ju ka kujtuar koha kur e ka thirrur e i ka thene:”shko verifikoje nje makine te dyshimte me targa vlore”! E azem me pistolete me selinciator ka bere kontrollin e “vendrojes” por pa pergjegjesin e nderreses sali vukun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja